E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet me thikë në kokë 18-vjeçari,policia arreston autorët

Autori i Lajmit: red.
Ka mjaftuar një sherr banal mes adoleshentësh për t i marrë jetën një 18-vjeçari. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 11:00 në Laprakë. Tre adoleshentë kanë thirrur për t u “sqaruar” 18-vjeçarin Jeton Ferhati, i cili po pinte kafe me shokët e tij dhe, pas një grindjeje me fjalë, njëri prej tyre e ka qëlluar me thikë në kokë. Një kalimtar i rastit ka dërguar me shpejtësi 18-vjeçarin në Spitalin Ushtarak por ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës për shkak të dy plagëve të rënda. Ndërsa tre djemtë, njëri prej të cilëve qëlloi mbi adoleshentin janë larguar nga vendi i ngjarjes për t u vënë në pranga pak metra më larg. Burime zyrtare të Komisariatit të Policisë Nr.2 në Tiranë bënë të ditur se viktima është Jeton Ferhati, 18 vjeç, me banim në Tiranë, në lagjen “Laprakë”, kurse emrat e dy të dyshuarve, policia refuzoi t i publikojë, në përpjekje për t i vënë në pranga. Për të zbardhur ngjarjen ka shkuar dhe drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. Grupi i hetimit ka mbledhur të gjitha provat në vendin e ngjarjes dhe deklarimet e dëshmitarëve okularë për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen. Ndër ata që janë marrë në pyetje kanë qenë dhe shokët e viktimës, të cilët pohuan për policinë se Jetoni ishte i qetë gjatë gjithë kohës që ishte në shoqërinë e tyre, ata nuk kishin dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm, madje theksojnë se ishte djalë i qetë dhe nuk kishte probleme me njeri. Pasi ka grumbulluar të dhënat, policia rindërtoi ngjarjen. Ngjarja ndodhi në orën 11.00, kur në afërsi të pallateve “Havvai”, pikërisht në kryqëzimin e Laprakës, në momentet kur lëvizja e njerëzve dhe mjeteve ishte tejet e dendur, ka ndodhur plagosja e rëndë që përfundoi me humbje jete.
Jeton Ferhati është shtrirë në trotuar kur pas një grindjeje të çastit me tre persona të tjerë, është goditur me një thikë.
I plagosuri është dërguar menjëherë për në drejtim të Spitalit Ushtarak Tiranë ku edhe pas ndihmës mjekësore të dhënë, nuk mundi të jetonte, duke humbur jetën. Më pas policia ka shoqëruar tre të rinjtë mes të cilëve dhe ai që qëlloi mbi 18-vjeçarin.

Dëshmia
Po pinim kafe kur e thirrën tre persona
Shokët e 18-vjeçarit nga Babruja, të vrarë dje te pallatet e arabit, kanë pohuar në polici se po pinin kafe në një lokal në katin e parë të pallatit. Tre persona kanë thirrur shokun e tyre, i cili shkoi për t i takuar. Rreth pesë metra në dalje të lokalit, pasi kanë debatuar për një kohë të gjatë, autori ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar. Dëshmitarët okularë, shumica e të cilëve janë adoleshentë, pohuan se sherri i referohej disa debateve banale mes të rinjve. Po sipas dëshmive mësohet se autori ka qenë i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë e pas krimit është larguar nga vendngjarja.

Ky lajm është publikuar: 11/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›