Parfumi i violines, "gruaja" qe me rrembeu...
Autori i Lajmit: red.
Është një violinist shumë i talentuar, i njohur jo vetëm në Shqipëri dhe në Francë, aty ku ka jetuar prej vitesh, por në të gjithë Evropën dhe më tej. Ndërsa emrin e tij e sheh në teatrot e famshme të operas dhe muzikës klasike, e sheh edhe në veprat e Ismail Kadaresë, si përkthyesi i tyre në frëngjisht. Karriera dhe arritjet e Tedi Papavramit nuk do të kufizoheshin vetëm tek violina, dashuria e tij e parë dhe e madhe, por pasionin për art dhe talentin që ka Tedi do ta shtrinte edhe në fushën e kinematografisë, si aktor. Tashmë është emëruar si profesor në Universitetin e Gjenevës, ku eksperiencën e tij dhe dashurinë për një instrument kaq hyjnor si violina do ta ndajë me qindra studentë. Tedi është një ndër emrat pretendentë për çmimet “Kult”, ndërsa më 15 gusht në festivalin e "Orangerie de Sceaux" në Francë do të luajë në kuartet me piano. “Më kujtohet violina e babait tim në kutinë e saj me kadife jeshile. Më dukej diçka magjike dhe i vinte një erë shumë e veçantë që nuk e gjeja në asnjë send tjetër. Më vonë, babai më tha që në Pragë ku kishte studiuar në ato vite, shitej një lloj parfumi për t u dhënë violinave këtë lloj ere”,- tregon violinisti i njohur Tedi Papavrami. Më tej në një intervistë të dhënë për gazetën “Ballkan”, ai vijoi: “Skena është një moment ku ndodh diçka e vërtetë. Në botën e sotme ku kaq shumë gjëra janë të përgatitura dhe të standardizuara kjo më duket diçka me vlerë. Në skenë mund të ndjesh të gjitha ndjenjat njerëzore, të mira dhe të këqija, por me një përqendrim dhe intensitet të lartë. Është një eksperiencë rreziku”.
Tedi, jeni një ndër emrat që konkurrojnë në edicionin e pestë të çmimeve “Kult”. Sa i rëndësishëm është ky konkurs për ju?
Çmime të tilla janë më tepër simbole që në rastin më të mirë reflektojnë ndjenjën e publikut. Si të tilla, kanë po aq rëndësi sa respekti që i dëshmoj publikut me punën që bëj për t u paraqitur para tij. Rëndësia kryesore është për mua tek puna që bëj, në se një dallim i tillë përputhet me të aq më mirë.
Mund të themi se krenohemi me ju. Një artist i njohur, që është vlerësuar në Evropë dhe jo vetëm, me arritje të mëdha në karrierën e tij, por që jeton dhe ka jetuar qysh prej moshës 11-vjeçare në Paris. Ç është publiku shqiptar për ju?
Në punën dhe përgatitjen time nuk e ndaj nga publiku i huaj, rëndësi për mua ka respekti i veprave që luaj dhe ky është i njëjtë para çdo publiku, qoftë dhe pa publik. Por është gjithmonë një surprizë e bukur kur ndiej nga ana e publikut shqiptar një ngrohtësi të veçantë.
Cilat janë projektet tuaja në të ardhmen e afërt? (evente artistike në Shqipëri)
Për momentin, nuk ka gjë të parashikuar, por mendoj që edhe nuk duhet lodhur një publik, kam luajtur mjaft shpesh kohët e fundit, mbase duhet lënë vend dhe për të tjerë. Jam kontaktuar për një projekt nga Ministria e Kulturës për "fondin e ekselencës" dhe i bëra një propozim koncertesh plus punë në masterkurse me studentë që do të më interesonte, por pas skandalit që ndodhi në ministri, nuk më kanë kontaktuar më, megjithëse nuk e kuptoj mirë lidhjen që mund të kishte ky projekt me këtë ndodhi.
Cilat janë angazhimet tuaja në Paris?
Do të luaj më 15 gusht në festivalin e "Orangerie de Sceaux" në kuartet me piano.
Violina, një instrument i dashur, jo vetëm për muzikantët, por edhe për publikun, gati hyjnor. Cili është kujtimi juaj më i largët me këtë instrument, një ngjarje apo diçka tjetër….?
Më kujtohet violina e babait tim në kutinë e saj me kadife jeshile. Më dukej diçka magjike dhe i vinte një erë shumë e veçantë që nuk e gjeja në asnjë send tjetër. Më vonë babai më tha që në Pragë, ku kishte studiuar, në ato vite shitej një lloj parfumi për t u dhënë violinave këtë lloj ere.
Çfarë është ky instrument për ju?
Një pjesë e madhe e vetvetes.
Na tregoni çfarë emocionesh ju përçon skena dhe çfarë është ajo për ju?
Skena është një moment ku ndodh diçka e vërtetë. Në botën e sotme ku kaq shumë gjëra janë të përgatitura dhe të standardizuara kjo më duket diçka me vlerë. Në skenë mund të ndjesh të gjitha ndjenjat njerëzore, të mira dhe të këqija, por me një përqendrim dhe intensitet të lartë. Është një eksperiencë rreziku.
“Arie Bohemienne” të Sarasate ka qenë interpretimi juaj i parë me orkestrën filarmonike në Tiranë. Keni qenë vetëm 8 vjeç. Kjo pjesë ishte zgjedhje e dikujt tjetër, ndoshta të nderuarit Robert Papavrami apo zgjedhje juaja? Çfarë kujtoni nga ky interpretim?
Në atë kohë kam qenë nxënës i babait tim dhe sigurisht zgjedhja qe e tij ashtu si dhe për gjithë programin tim në atë kohë. Pjesa më pëlqente dhe vazhdon të më pëlqejë shumë. Më kujtohet zoti Zhani Ciko që ishte violinë e parë. Nuk isha koshient që isha i vogël, më dukej që kishte vite që duhej të kisha luajtur me orkestër.
Cili është kompozitori apo pjesa që keni më shumë për zemër?
Vepra e Bach, Brahms, Chausson ...dhe shumë e shumë të tjerë. Lista do të ishte e gjatë.
Jeni profesor në Universitetin e Gjenevës. Si është Tedi si profesor, ndryshe nga violinist?
Mundohem të frymëzohem nga eksperienca e babait tim me të cilin konsultohem, sidomos për programet, dhe sigurisht nga imja për zgjidhjet që u kam dhënë problemeve të ndryshme si dhe interpretimin. Mundohem t u sjell sa më tepër solucione studentëve dhe t u bëj të qartë punën që duhet të bëjnë. Sidoqoftë, profesori nuk mund të bëjë gjithçka. Besoj që qëndrimi im është i ngjashëm me punën time personale në violinë.
Jeni përkthyesi i veprave të Ismail Kadaresë dhe dimë se është një ndër shkrimtarët tuaj të preferuar. Cilat janë pikat që ju lidhin me Kadarenë?
Pasioni për letërsinë, në përgjithësi. Më pëlqen ta dëgjoj dhe të flas me të për veprat e të tjerëve dhe të vetat. Si çdo artist i madh, arti i tij ka lindur në radhë të parë një dashuri dhe kuptim të thellë të veprave të të tjerëve.
Punoni me letërsinë, por ju vetë, shkruani?
Kam bërë tentativa, të cilat i kam braktisur.
Tedi, violinist i njohur, përkthyes po aq i njohur, profesor dhe aktor. Si e gjen veten në këto 4 profesione të ndryshme, por që kanë një pikë të përbashkët, artin?
Nuk e ndiej veten aktor, dhe vetë aktorët kur nuk janë duke interpretuar ose punuar diçka me një regjisor, nuk e di a e ndiejnë veten të tillë, aq më pak unë. Roli i profesorit lidhet ngushtë me eksperiencën personale të violinës, kështu që mbeten vetëm përkthimi dhe muzika. Më duken të dyja të natyrshme, megjithëse më vjen gjithmonë pak çudi kur shoh emrin tim mbi librat e Kadaresë.
Cili do të jetë profesioni i ardhshëm që do të shtoni në librin e madh të eksperiencave tuaja?
Oh, nuk e di a do të ketë tjetër, e gjithë kjo qe një rastësi.
Përveç artit, një pasion apo dashuri tjetër juaja është edhe sporti…..
Po, që në moshën 17-vjeçare kam ushtruar sport, duke qenë se nuk kisha shoqëri dhe bëja jetë të veçuar praktikova vrapin, më vonë fitnes dhe not. Është diçka e domosdoshme për mua, grekët e vjetër kanë pasur të drejtë...
Cila është terapistja juaj më e mirë, bashkëshortja apo violina?
Asnjëra nuk mund të quhet terapi. Kam ndjekur disa vite terapi në psikoanalizë nga mosha 19-vjeçare e më tej dhe e di diferencën që ka kjo punë me artin ose relacionet njerëzore.
Na tregoni diçka për jetën tuaj familjare. Sa i përkushtuar jeni?
Kam fatin të jetoj me një person të mrekullueshëm që prej 16 vitesh. Na lidhin shumë ndjenja të ndryshme dhe një respekt i thellë. Ajo sigurisht ka qenë gjithmonë koshiente për përkushtimin tim ndaj muzikës dhe në anë të saj edhe ajo i përkushtohet profesionit të saj, psikiatrisë. Nuk do të mund të kisha jetuar me një grua që nuk do të kishte botën dhe arritjet e veta profesionale.
Mendoni se arti është një pengesë për familjen apo familja për artin?
Jo, nuk besoj. Sigurisht, veprat e artit janë prodhim i vetmisë, por vetminë mund ta gjesh kudo.
Mendoni për një rikthim të mundshëm, të përhershëm në Shqipëri?
Nuk besoj. Megjithëse më lidhin shumë kujtime me Shqipërinë, mënyra praktike e jetesës, mentaliteti im është ndërtuar për një pjesë të madhe jashtë Shqipërisë dhe në një pjesë edhe më të madhe në një raport të përditshëm vetmie me artin që ushtroj. Nuk pres ndjenja dhe kujtime nga vendi ku jetoj, ato gjenden thellë në vetveten time, kështu që afrimi gjeografik me Shqipërinë nuk do t i bënte më të kapshme.
BOX
Pak për Papavramin...
Tedi Papavrami lindi në Tiranë në vitin 1971. Ai u lidh me violinën që në moshën katërvjeçare. Studioi violinë me të atin, profesorin e njohur Robert Papavrami, i cili ka ndikuar mjaft në të ardhmen e tij artistike. Në moshën 8-vjeçare interpreton “Arie Bohemienne” të Sarasate me orkestrën filarmonike të Tiranës dhe tre vjet më vonë koncertin e parë për violinë të Paganinit. Në shtator 1982, falë flautistit Alain Marion, qeveria franceze i ofron një bursë studimi në Francë, ku studion pranë Conservatoire National Superieur de Musique në Paris, nën drejtimin e Pierre Amoyal. Në vitin 1985 fiton konkursin “Rodolfo Lipitzer” në Gorizia, më 1986 fiton me unanimitet çmimin e parë të konservatorit të Parisit, në vitin 1987 merr diplomën e konservatorit të Lozanës. Më pas ndjek studimet muzikore nën drejtimin e Zino Francescati e Viktori Mullova. Në vitin 1992 vlerësohet nga Sacem me çmimin “George Enescu” dhe më 1993 fiton çmimin e parë dhe çmimin special të publikut në konkursin ndërkombëtar “Sarasate” në Pamplona. Tedi Papavrami ka interpretuar në Evropë, Afrikën e Jugut, Turqi, Japoni, Izrael, me orkestra të njohura, si Orchestra di Bologna, Bamberger Symphoniker, Orchestre de Paris etj. Ka interpretuar nën drejtimin e dirigjentëve të njohur si K. Sanderling, C. Hogëood, A. Pappano, L. Langree, G. Varga, Z. Macal, J. C. Casadesus, etj. Në stinët 2000-2001 ka interpretuar me Orchestre Philarmonique de Nice, Orquesta Sinfonica de Galica, Orchestre Philarmonique de Liege etj., si dhe ka zhvilluar disa turne në Japoni me “24 capriçi” të Paganinit dhe është ndër të paktët violinistë që interpreton integrale. Artisti i gjithanshëm Tedi Papavrami interpreton rregullisht repertorin e muzikës së dhomës së bashku me P. Bianconi, H. Sermet, M. Rubackyte, P. Meyer, E. Lesage, R. Oleg, G. Hoffman etj.
Ky lajm është publikuar: 11/06/2009