E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bler-SHBA: Prania e NATO ne Kosove, ende e nevojshme

Drejtori i Zbulimit Kombetar amerikan Denis Bler, tha se edhe kete vit Ballkani do te perbeje sfidat kryesore per stabilitetin ne Evrope. Ne nje raport qe i paraqiti Kongresit amerikan per vleresimin e kercenimeve ndaj sigurimit te vendit, Bler tha se ndikimi i qeverise se Kosoves ne veri eshte jashtezakonisht i dobet dhe prania e NATO-s, ende eshte e nevojshme per te parandaluar dhunen. Sot ai foli perpara nje komisioni te Dhomes se Perfaqesuesve ndersa dje perpara nje komisioni te Senatit. Raporti i Drejtorit te Zbulimit Kombetar i paraqitet cdo vit Kongresit dhe aty behet vleresimi i kercenimeve ndaj sigurise se Shteteve te Bashkuara. Ne raportin e ketij viti, Bler tha se eshte i sigurt qe Al-Kaida do te perpiqet te sulmoje perseri Shtetet e Bashkuara brenda 3 ose 6 muajve te ardhshem. Pasi renditi kercenimet e tjera ndaj sigurise se vendit, Bler foli gjithashtu per zhvillimet ne Ballkan, duke thene se edhe ne vitin 2010 keto zhvillime do te perbejne sfidat kryesore ndaj qendrueshmerise ne Evrope. Bashkejetesa e tensionuar nderetnike ne Bosnje dhe ceshtja e pakices serbe ne Kosove, sidomos ne veriun e saj, mbeten burime tensioni te cilat kerkojne angazhimin e Perendimit me mjete te diplomacise dhe te sigurise. Bler tha se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kane nje ndikim te rendesishem mbi Ballkanin Perendimor. Natyra e angazhimit te tyre, duke perfshire aftesine e Uashingtonit, te Brukselit dhe te shteteve kryesore te BE-se per te punuar se bashku, do te ndikoje mjaft ne drejtimin e ardhshem te rajonit. Mbi 60 shtete e kane njohur Kosoven, duke perfshire 22 vende anetare te Bashkimit Evropian, megjithate, tha drejtori i Zbulimit Kombetar, ne vitet e ardhshem, Prishtina do te vazhdoje te varet nga komuniteti nderkombetar per ndihme ekonomike si dhe per mbeshtetje diplomatike apo ne aspektin e sigurise ne menyre qe te konsolidoje me tej statusin e saj si shtet. Nje pjese e mire e popullates serbe ne Kosove, tha Bler, vazhdon te shikoje nga Beogradi dhe t'i rezistoje integrimit ne institucionet e vendit, megjithese kjo prirje duket se po ndryshon gradualisht ne pjesen jugore. Drejtori i Zbulimit Kombetar tha se ndikimi i qeverise se Kosoves ne veri eshte jashtezakonisht i dobet. Prania e NATO-s, tha ai, megjithese eshte pakesuar, ende eshte e nevojshme per te shmangur dhunen. Pergatitja nga ana e NATO-s e Forces se Sigurise se Kosoves, eshte me rendesi kritike per efikasitetin dhe zhvillimin demokratik te kesaj force. Udheheqesit e Serbise, tha Denis Bler, jane per nje te ardhme evropiane dhe Presidenti Tadic deshiron nje perparim te shpejte drejt anetaresimit te Serbise ne Bashkimin Evropian, por Beogradi nuk po shfaq ndonje shenje se e pranon pavaresine e Kosoves. Beogradi duket se po pret opinionin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise mbi ligjshmerine e pavaresise, para se te vendose se si do ta coje me tej pretendimin e tij per Kosoven. Serbia, tha Bler, i drejtohet shpesh Moskes per mbeshtetje politike dhe perkrahje ekonomike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›