E Diel, 1 Nëntor 2026

"Papunesia nuk u ul, 2300 dolen vete ne rruge"

Partia Socialiste kritikoi dje qeverine per mospermbushjen e premtimit elektoral per hapjen e vendeve te reja te punes. Permes nje komunikimi per mediat, deputetja e kesaj partie, Mimi Kodheli, vleresoi se nje nga problemet thelbesore me te cilat perballet sot Shqiperia dhe shqiptaret, eshte punesimi. Sipas saj, premtimet per uljen e papunesise dhe hapjen e vendeve te reja te punes, sidomos gjate fushatave elektorale, behen gjithmone e me te shpeshta. "Ne kushtet kur Shqiperia, pervec se e zhytur ne nje krize politike, perballet dhe me nje krize te thelle ekonomike, ku cmimet jane rritur, monedha vendase eshte nencmuar, disa nga sherbimet baze si energjia elektrike eshte shtrenjtuar, shtrojme me te drejte pyetjen: cfare po ndodh me punesimin?", u shpreh Kodheli. Sipas saj, "Sali Berisha u premtoi shqiptareve gjate fushates se fundit zgjedhore, krijimin e 160 mije vendeve te reja te punes, e cila mesatarisht do te thote 40 mije vende te reja pune cdo vit". Deputetja e selise roze solli ne vemendje se sipas premtimit te Berishes, gjate gjashtemujorit te pare te qeverisjes se tij, duhet te ishin hapur 20 mije vende te reja pune. "Por ne te vertete ka ndodhur krejt e kunderta. Ne periudhen shtator - shkurt, jo vetem qe punesimi nuk eshte rritur me 20 mije vende te reja pune, por ne realitet, te dhenat tregojne se punesimi u zvogelua me 2.300 vende pune", kritikoi kreun e ekzekutivit, deputetja e Partise Socialiste, Mimi Kodheli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›