E Diel, 1 Nëntor 2026

Bler: Stabiliteti ne Kosove kerkon vemendjen e SHBA e BE

NJU JORK-  Shefi i Inteligjencës Kombëtare të SHBA Denis Bler, ka paralajmëruar dje në Kongresin amerikan se ruajtja e stabilitetit në Kosovë kërkon vëmendjen e vazhdueshme të SHBA-ve dhe BE-së. Kosova kërkon vëmendjen e vazhdueshme për të ruajtur stabilitetin, tha në një dëshmi për Kongresin e Shteteve të Bashkuara, drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Denis Bler.“Kosova, ku pakica serbe dhe shumica etnike shqiptare mbeten të acaruar rreth pjesës të ndarë në veri, kërkon vëmendjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian për të ruajtur stabilitetin”, tha Bler citon radio europa e lirë. Bler ka ngritur në Kongres edhe çështjen e Bosnjës, duke thënë se ndasitë etnike atje, përbëjnë sfidë për stabilitetin në Evropë.Në dëshminë me shkrim, zyrtari më i lartë i shërbimit të inteligjencës, gjithashtu tha se tensionet e vazhdueshme etnike në Bosnje e Hercegovinë vazhdojnë të paraqesin kërcënimin më të madh për stabilitetin në Evropë.Bler tha se kundërshtitë ndërmjet bashkësive kroate, myslimane dhe serbe të Bosnjës, janë në rritje dhe se ngurtësimi i mundshëm i qëndrimeve mund ta kërcënojë stabilitetin e këtij shteti ballkanik.Bler tha se në procesin politik në Bosnjë ende dominojnë “agjendat etnike”, ndërsa reformat kanë ngecur për shkak të dallimeve ndërmjet tri grupeve më të mëdha.Ai ka shtuar se tensionet ndërmjet myslimanëve dhe serbëve të Bosnjes janë "sfidat kryesore" për stabilitetin evropian në vitin 2010.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›