E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Karolos Paoulias rizgjedhet President

ATHINE-81 vjecari Karolos Paoulias është zgjedhur sot President i Republikës së Greqisë. Parlamenti grek votoi me 266 vota pro nga 298 deputetë që ndodheshin në sallë, nga 330 gjithsej që ndodhen në këtë Palament. Papoulias, rizgjidhet kryetar shteti i Greqisë pas zgjedhjet që iu bë në vitin 2005, gjatë qeverisjes së Kostas Karamanlis. Sot ai siguroi votat nga partitë e mëdha greke PASOK, të Demokracisë së re dhe të Laos. Zgjedhjen e tij e abstenuan komunistët e Kke dhe ata të ekstremit të majtë të Syrizës. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›