E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malile në Pekin: “Ja pse u prishëm me sovjetikët”

Autori i Lajmit: Androkli DraloPekin, 8 nëntor 1961 – Përvjetorit të 20-të të themelimit të Partisë së Punës të Shqipërisë iu rezervua një pritje shumë e ngrohtë në një tubim masiv këtu në kryeqytetin kinez këtë mbrëmje e organizuar nga komisionet e përbashkëta kulturore të të dyja vendeve dhe Shoqatës së Miqësisë Kino-Shqiptare. Çen Ji dhe Li Hsien Nien, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Kineze dhe zëvendëskryeministri, ndodheshin mes të pranishmëve. Takimi u kryesua nga Çang Nan Hsiang, nënkryetar i Komisionit të Shkëmbimeve Kulturore me vendet e huaja. Çiang Nan Hsiang i shprehu “urimet më të përzemërta vëllazërore Partisë së Punës të Shqipërisë dhe popullit heroik shqiptar. Tradita revolucionare e suksesit të tyre të madh në revolucionin socialist dhe ndërtimin socialist është arritur duke mbajtur kazmën në njërën dorë dhe pushkën në tjetrën dhe kalimit të pengesave nën udhëheqjen e Komitetit të sprovuar Qendror të PPSH-së drejtuar nga shoku Enver Hoxha”. Çiang Nan Hsiang përmendi se populli shqiptar po punonte me ngulm për përmbushjen e planit të tretë 5-vjeçar. Ai tha se ishte i bindur se populli vëlla shqiptar do të ishte pa dyshim i aftë për të tejkaluar vështirësitë dhe do të shënonte vazhdimisht arritje të tjera në përpjekjet e tij për ndërtimin e socializmit nën udhëheqjen e PPSH-së. “Republika Popullore e Shqipërisë është një anëtare e palëkundur e kampit tonë socialist. Ajo qëndron heroikisht e palëkundur në jugperëndim të kampit tonë socialist dhe në mënyrë të palodhur ka zhvilluar luftën kundër imperializmit dhe servilëve të tyre nën kushte shumë të vështira, duke mbrojtur kështu sigurinë e kampit socialist. Populli kinez e respekton dhe e admiron PPSH-në për sensin e lartë të parimeve proletare dhe shpirtin militant të patundur revolucionar që ka shfaqur në luftën kundër revizionizmit modern”, - tha Çiang Nan Hsiang. Ai shtoi se edhe pse dy vendet ndodheshin larg njëri-tjetrit, mijëra milje, ata janë shumë të lidhur me idetë tona të përbashkëta”. Në mbyllje të fjalimit të tij Hsiang theksoi faktin se në luftërat kundër imperializmit, ruajtja e paqes botërore dhe ndërtimi i socializmit mes dy popujve tanë, së bashku me popujt e tjerë të vendeve socialiste, do të frymëzojnë dhe mbështesin gjithnjë njëra-tjetrën, do të ruajnë marrëdhënie të ngushta bashkëpunimi dhe do të marshojnë përpara krah për krah”. Duke iu drejtuar të pranishmëve, Reiz Malile, ambasadori shqiptar në Kinë, tha se “themelimi i PPSH-së dhe fitorja e revolucionit popullor ishin shumë të lidhura me Revolucionin Socialist të Tetorit”. Ai tha se në të gjitha veprimtaritë e saj, PPSH-ja kishte përdorur si busull të gjitha idetë e fituara, - mësimet e marksizëm-leninizmit dhe kështu ajo kishte arritur fitore pas fitoreje. Ambasadori Malile tregoi me detaje arritjet e jashtëzakonshme si të revolucionit socialist ashtu dhe të ndërtimit të socializmit nga populli shqiptar me “kazmën në njërën dorë dhe pushkën në tjetrën” nën udhëheqjen e Komitetit Qendror të PPSH-së, të drejtuar nga shoku Enver Hoxha. “Ndihma e jashtëzakonshme ndaj popullit tonë nga vendet vëllazërore socialiste, populli i Bashkimit Sovjetik, populli i Kinës së Madhe dhe të vendeve të tjera të kampit socialist është një faktor i rëndësishëm në ndërtimin e socializmit në Shqipëri. Populli shqiptar dhe Partia e Punës u janë mirënjohës dhe do ti jenë përjetë të tillë ndihmës së tyre internacionaliste”, - deklaroi më tej Malile. “Duke kundërshtuar të gjithë armiqtë e lëvizjes ndërkombëtare komuniste dhe të lëvizjes punëtore dhe në kundërshtim me të gjithë armiqtë që po zhvillojnë një luftë të palëkundur dhe të vazhdueshme, ndihmon në forcimin e unitetit të lëvizjes ndërkombëtare dhe punëtore komuniste në përputhje me parimet bazë të marksizëm-leninizmit”. Ambasadori shtoi më tej se PPSH-ja i qëndronte plotësisht nënshkrimit të Deklaratës së Moskës (1957, 1960). Sipas tij, Shqipëria po lufton me të gjitha mjetet për të bërë realitet këto dokumente, të cilat janë të një rëndësie vitale për lëvizjen ndërkombëtare komuniste. Malile e dënoi imperializmin, (në veçanti atë amerikan), se po përpiqej me çdo mënyrë dhe mjet të ndante kampin socialist dhe të gjithë lëvizjen komuniste ndërkombëtare dhe lëvizjen e klasës punëtore. “Revizionistët modernë kanë luajtur një rol shumë të madh në këtë aspekt”, - tha Malile. “Ata përdorin mjete mashtruese për të rishikuar thelbin e marksizëm-leninizmit dhe për të minuar solidaritetin e kampit socialist, komunist dhe lëvizjes të klasës punëtore. Imperialistët dhe revizionistët modernë herë pas here kanë sulmuar Republikën Popullore të Shqipërisë dhe PPSH-në, të cilat mbrojnë me vendosmëri parimet marksiste-leniniste. Është e vajtueshme që platforma e Kongresit të 22-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik ishte përdorur nga disa persona për të sulmuar PPSH-në dhe për të shpifur kundër saj pa asnjë fakt. Ata thanë se udhëheqësit shqiptarë nuk ishin dakord me vendimet e Kongresit të 20-të të PKBS-së dhe se e kishin kundërshtuar luftën kundër kultit të personalitetit të Stalinit. PPSH-ja kishte pasur mosmarrëveshje me udhëheqjen e Bashkimit Sovjetik dhe prandaj nuk mund të ishin një anëtare e familjes së madhe ndërkombëtare komuniste. Sipas logjikës së tyre, kur një marksist-leninist nuk është dakord me vendimin e kongresit të një partie tjetër, ajo nuk është më një parti marksiste. A nuk është ky një shtrembërim antimarksist? A nuk është kjo një ndërhyrje e patakt e një partie në çështjet e brendshme të një partie tjetër, dhe a mos është në kundërshtim me parimin bazë të marksizëm-leninizmit në kuadër të marrëdhënieve mes partive vëllazërore? Partia e Punës e Shqipërisë deklaroi në takimin e Moskës (1960) se teza të veçanta nuk i shërbenin lëvizjes komuniste dhe të kundërshtosh kultin e personalitetit të Stalinit në formën që bëri Rusia, ndihmon revizionistët dhe armiqtë e socializmit”. Por ambasadori Malile tha dhe se sulmet ndaj partisë dhe Shqipërisë i drejtohen faktikisht marksizëm-leninizmit dhe kampit socialist. “Partia dhe populli ynë janë testuar nëpërmjet luftës kundër shpifësve që nuk rreshtin, sulmeve dhe komploteve të imperializmit dhe armiqve të ndryshëm. Partia jonë nuk do tu nënshtrohet presioneve dhe sulmeve të tyre. Politika e jashtme e partisë sonë është mbështetur në miqësinë e përjetshme dhe të pathyeshme mes popullit shqiptar dhe sovjetik. Republika Popullore e Shqipërisë i ka mbështetur gjithnjë propozimet për paqe të Bashkimit Sovjetik, të Republikës Popullore të Kinës dhe të gjitha vendeve socialiste. Ajo i ka mbështetur propozimet e vendosura nga qeveria e Bashkimit Sovjetik për çarmatimin e plotë dhe për mbylljen e marrëveshjes së paqes me Gjermaninë. Politika e jashtme e partisë sonë është në shërbim të interesave supreme të kampit socialist, lëvizjes ndërkombëtare komuniste dhe i shërben paqes botërore”, - përfundoi Malile.

Ky lajm është publikuar: 02/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›