E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ftohi dhe ngricat përfshijnë dhe Vlorën

VLORë-Mëngjesi i 3 shkurtit ka nisur me një mot të ftohtë dhe, për herë të parë këtë stinë dimri, në qytetin e Vlorës janë shfaqur edhe ngricat. Këto kushte parashikohet të dominojnë gjatë gjithë ditës, gjë që do të shoqërohet edhe me erë të ftohtë me drejtim Veri-Veriperëndim. Kjo do të ndikojë edhe në kushtet e lundrimit në gjirin detar dhe nga kapiteneria e portit, mësohet se peshkarexhat edhe sot, ashtu sikundër në ditët paraardhëse, nuk do të lejohen të dalin për peshkim. Burime të kapitenerisë së portit të Vlorës bënë të ditur se sot era me drejtimin Veri-Veriperëndim do të ketë shpejtësi 4-6 m/sek dhe 10-12 m/s në afërsi të bregut, ndërsa valëzimi parashikohet në 2-3 ballë në hapësirën detare brenda gjirit dhe 5-6 ballë në det të hapur. Sipas burimeve të mësipërme, temperatura maksimale e ajrit do të arrijë deri në 6-7 gradë celsius, ndërsa ajo minimale në 0 gradë celsius. Tragetet e linjës Vlorë-Brindizi pritet të udhëtojnë drejt portit italian në orët e mesditës. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›