E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, Lohan e Montobio takojne Berishen, Withers te Rama

TIRANE- Ambasadori I Komisionit Europian Helmut Lohan dhe ambasadori spanjoll Montoboi kanë zhvilluar sot paradite ne Kryeministri një takim me kreun e qeverise Sali Berisha. Takimi zhvillohet vetëm pak ditë pas takimit që dy diplomatët e lartë zhvilluan me presidentin e Republikës Bamir Topi mbi zgjidhjen e krizës politike në të cilën ndodhet vendi, dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit Europian miratoi javën e kaluar rezolutën me të cilën kërkonte zgjidhjen e krizës politike, futjen e opozitës në parlament dhe hetimin e zgjedhjeve.Ambasadori spanjoll, Montobio, vendi i të cilit ka dhe presidencën e Bashkimit Europian dhe ambasadori i KE-së kanë qëndruar për rreth 30 minuta në takim me kryeministrin Berisha. (vazhdon)(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›