E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bler pyetet per miqesine me Murdok

Ish- kryeministri britanik Toni Blair ka mbërritur në seancën hetimore Levenson ku do të pyetet për miqësinë e tij me manjatin e medias Rupert Murdoch. Ai është politikani i parë që shfaqet këtë javë, përfshirë sekretarin e kulturës Xheremi Hant. Pretendimet për një “pakt” mes Blair dhe Murdok janë mohuar më parë gjate hetimeve nga lord Mandelson. Duke dhënë dëshminë në maj një prej ish ministrave të kabinetit të Blair, Lord Mandelson kishte thënë se kjo marrëdhënie ishte bërë shumë e ngushtë. Por ai hodhi poshtë pretendimet për një "pakt faustian" që përfshinte koncesione tregtare për Neës Corp në këmbim të mbështetjes nga gazetat e saj.
Hetimi do të përqëndrohet në lidhjet mes shtypit dhe politikanëve. Blair ka qenë lider i laburistëve në vitet 1994 dhe 2007 dhe kryeministër nga 1997 deri në 2007, para se të vinte në pushtet Gordon Braun.
Për të thuhet se ekziston një marrëdhënie e ngushtë me presidentin e neës Coorporatin Murdok.
Në listën e deëshmitarëve renditen dhe sekretari i Edukimit, sekretarja e Bendshme Teresa May, ai i Financave Vince Cable dhe i Drejtësisë.
Marrëdhenia mes Blair dhe Murdok fillimisht u bë publike në 1995 kur ai udhëtoi në ishullin Hayman në Australi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›