Blerësit ankohen për penalltitë që ka aplikuar AKP-ja

Prishtinë, 31 gusht – Agjencia Kosovare e Privatizimit i ka njoftuar katër ndërmarrjet e privatizuara me spin-off special për penalltitë e aplikuara dhe shumën që duhet të paguajnë. Por ndaj këtij vendimi kanë reaguar menjëherë pronarët e kompanive të ndëshkuara, shkruan gazeta Koha Ditore.
Blerësi i hotelit “Grand”, Zylqef Berisha, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të ankohet në Dhomën e Veçantë të Gjykatës Supreme. “E kemi marrë vendimin që ka marrë Bordi i AKP-së, por duhet të them se ky vendim është juridikisht i paqartë për neve”, ka thënë ai.
Ai thotë se do të kërkojnë informata shtesë nga AKP-ja për qartësimin e vendimit, por prapëseprapë do të ankohet lidhur me vendimin e Bordit të AKP-së. “Do të ankohemi, pasi AKM-ja nuk i ka krye obligimet e veta ndaj hotelit ‘Grand’”, ka thënë blerësi i hotelit.
Berisha thotë se AKP-ja nuk i ka marrë për bazë problemet e shkaktuara pas privatizimit të objektit e që sipas tij ato do të duhej të zgjidheshin nga ish-AKM-ja.
“Fillimisht kemi pasur probleme me sigurimin e lejeve, për shkak të borxhit që AKM-ja është dashur t’i paguajë Komunës. Gjithashtu kemi humbur kohë edhe me ankesën që pati bërë ofertuesi i tretë për ‘Grandin’ lidhur me një pagesë. Të gjitha këto na kanë penguar të kryejmë punën tonë”, ka thënë Berisha.
Përveç blerësit të Hotelit Grand, edhe blerësit e tri ndërmarrjeve të tjera janë duke përgatitur ankesat e tyre rreth vendimit të AKP-së.
AKP-ja po vazhdon me aplikimin e ndëshkimeve për katër ndërmarrjet e privatizuara me metodën spin-off special (Hoteli Grand, IDGJ Tobaco, XIM Strezovc dhe XIM Golesh), të cilat nuk i kanë përmbushur kushtet e kontratës së nënshkruar. “Deri më datën 31.07.2010 për këto ndërmarrje janë aplikuar ndëshkime në shumë totale 19,625,615 euro, ‘Grandi’ me 5,612,781 euro, ‘IDG Tobaco’ me 3,710,835 euro, ‘XIM Strezovc’ me 5,514,564 euro, ‘XIM Golesh’ me 4,787,433euro”, ka thënë zëdhënësi i AKP-së, Kaloshi.
Ai ka thënë se blerësit e këtyre ndërmarrjeve janë njoftuar me vendimin për ndëshkimet financiare të shqiptuara. AKP-ja nuk ka dhënë detaje se si do të veprohet pas aplikimit të penalltive të para dhe sa kohë shtesë do të kenë këto ndërmarrje për përmbushjen e zotimeve. “AKP-ja është duke bërë vazhdimisht vizita të rregullta në ndërmarrje për të përcjellë së afërmi gjendjen e tyre dhe konform përmbushjes apo mospërmbushjes do të aplikohen edhe masat në bazë të marrëveshjes për zotime”, ka thënë zëdhënësi i AKP-së.
Blerësi i Hotelit Grand, Zylqef Berisha, ka thënë se tanimë i ka kontraktuar të gjitha kompanitë për kryerjen e punëve kryesore në renovimin e “Grandit”. “Brenda vitit 2011 punimet në ‘Grand’ do të përfundohen”, është shprehur Berisha.
Bordi i AKP-së në fillim të vitit 2010 kishte paralajmëruar tërheqjen e aksioneve për këto katër ndërmarrje të privatizuara me spin-off special. Megjithatë, një gjë e tillë nuk kishte ndodhur. Bordi i AKP-së ishte arsyetuar se kontratat ishin lidhur në bazë të ligjeve angleze dhe ishte paralajmëruar se do të përzgjidhej një kompani angleze për interpretimin e kontratës dhe ligjeve angleze. Agjencia Kosovare e Privatizimit ka thënë se ende është në proces të përzgjedhjes së një kompanie, e cila do të interpretoi disa nene të kontratave që ka lidhur ish-AKM-ja me blerësit e ndërmarrjeve shoqërore. Zëdhënësi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ylli Kaloshi, ka thënë se kompania konsulentë angleze, që pritet të përzgjidhet, do të interpretojë nene të caktuara të kontratave, që lidhen me tërheqjen e aksioneve. “Në bazë të vlerësimit të kësaj kompanie do të bëhen veprimet e nevojshme”, ka thënë Kaloshi dhe ka shtuar se kjo është bërë me vendim të Bordit të AKP-së, pasi Marrëveshja për Zotime për ndërmarrjet që janë privatizuar me spin-off special nga ana e ish-AKM-së parasheh që në çështje të caktuara të mbizotërojë ligji anglez.