E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Alpbach të Austrisë, konferencë për investime të huaja

Alpbach, 31 gusht - Nisma ekonomike për Kosovën në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave të Kosovës do të mbajnë një Konferencë për promovimin e investimeve të huaja, në kuadër të forumit ekonomik që fillon sot në Alpbach të Austrisë, pas përmbylljes së atij politik, raporton RTK.
Drejtori i Eciksit, njëherësh drejtor i Agjencisë për promovimin e investimeve në Vjenë, Kujtim Dobruna, tha se në këtë forum do të jetë i pranishëm një numër i madh i investitorëve potencialë austriakë. Forumi ekonomik do të mbahet deri më katër shtator, ndërkohë në të po merr pjesë edhe ministri i ekonomisë dhje financave, Ahmet Shala. Dobruna tha se në këtë forum do të prezantojnë mundësitë e investimeve kryesisht në sektorin privat, përmes partneritetit publiko privat. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›