E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Londra në Tiranë i dënuari për vrasje

Tiranë, 31 gusht -  Interpol Tirana ekstradoi sot pasdite nga Londra shtetasin Hamit Musa, 38 vjeç, lindur dhe banues në Fier, i dënuar në mungesë për një vrasje me dashje të kryer 17 vjet më parë në rrethin e Fierit.
Ngjarja për të cilën akuzohet 38 vjeçari Musa ka ndodhur më 5 korrik 1993, kur ai u përfshi në një grindje të të vëllait të tij me tre shtetas, duke vrarë me thikë shtetasin Flatun Kapaj, raporton BalkanWeb.
Burime nga Policia e Shtetit bënë të ditur se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin numër 18, datë 8 shkurt 1995, e ka dënuar shtetasin Hamit Musa me 17 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "vrasjes me dashje".
Arrestimi i shtetasit Hamit Musa u mundësua më 6 qershor 2009 në sajë të bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Londrën.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›