Udhëheqësit e prokurimit të paprekshëm, me gjithë keqpërdorimet me tenderë

Prishtinë, 31 gusht – Një tender i dhënë nga Komuna e Rahovecit për instalimin e gypave të ujit të pijshëm në 5 fshatra të kësaj komune ishte futur në rivlerësim gjashtë herë, ndërsa në të gjashtat ishte shpallur fitues i njëjti operator, “Xërxa”, shkruan sot Koha Ditore. I njëjti tender është anuluar e rishpallur, porse gjithherë fitues me poenë ka dalë kompania “Xërxa”. Kjo i ka kushtuar me largimin nga puna zyrtarit të prokurimit të Komunës së Rahovecit, Kamber Uka, kurse ai thotë se nuk është fajtor për këtë. Ky është rasti i vetëm në Kosovë i largimit të ndonjë zyrtari të prokurimit nga detyra, gjobitja dhe marrja e licencës së punës pas pretendimit për shkelje ligjore të bëra gjatë procedurave të tenderimit.
Organi shqyrtues i prokurimit nuk ka hezituar ta largojë Ukën nga puna për shkeljet ligjore të bëra gjatë ushtrimit të detyrës, ashtu siç ka vlerësuar ky organ. Por, edhe pas anulimeve të shpeshta të tenderëve për shkak të konstatimit të shkeljeve ligjore, zyrtarë të njëjtë të prokurimit mbajnë pozitat e tyre të punës nëpër autoritetet kontraktuese të cilat japin tenderë në vlera të mëdha financiare. Shumë prej zyrtarëve të prokurimit janë larguar nga puna, por asnjëherë ata nuk janë gjobitur apo t’u jetë marrë licenca e punës.
Zyrtarët e prokurimit në institucionet kosovare, ndonëse u janë anuluar disa herë tenderët, për shkelje ligjore, mbesin të paprekur. Të njëjtët persona vazhdojnë punën pa marrë ndonjë vërejtje nga askush. Po ashtu, miliona euro jepen në tenderë njëburimorë në ndërmarrjet publike, ndërsa shumë herë është raportuar edhe për shkelje ligjore dhe askush nuk është gjobitur.
Në bazë të ligjit në fuqi, OSHP-ja ka të drejtë të vendosë për masën që do të marrë ndaj zyrtarit të prokurimit, t’ia marrë licencën, ta dënojë minimum me 1.000 euro dhe ta largojë nga puna. Autoriteti kontraktues do të dënohet minimum me 5.000 euro në rast se nuk zbaton urdhëresën e OSHP-së.
Kryetari i organit shqyrtues të prokurimit, Hysni Hoxha, thotë se është vetëm një rast brenda dhjetë vjetëve për të cilin është shqiptuar masa e dënimit. Ai përmend rastin e Kamber Ukës në Rahovec.
“E kemi vetëm një rast në Rahovec. Për çudi, zyrtari është ankuar në një projekt ndërkombëtar që ka marrë përgjegjësinë për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të prokurimit dhe pas ankesës është bërë një problem politik derisa së bashku me zyrtarët ndërkombëtarë kemi sqaruar se zyrtari në fjalë ka bërë shkelje ligjore dhe tash çështja është pezull”, ka thënë Hoxha, duke mos përmendur asnjë rast tjetër të shqiptimit të gjobave ndaj zyrtarëve të prokurimit.
Ai thotë se tani, me ndryshimet që parashihen të bëhen në Ligjin e prokurimit, zyrtarët e prokurimit nuk mund të largohen nga puna me anë të vendimeve të OSHP-së.
“Ata do t’u nënshtrohen procedurave të largimit sikur shërbyesve civilë të tjerë. Ndoshta kjo është një siguri më e madhe për zyrtarët e prokurimit, mirëpo si do që të jetë kjo nuk largon përgjegjësinë nga ta. Ne duhet kërkuar nga sekretarët permanentë të ministrive përkatëse që ata të marrin masa ndaj zyrtarëve të prokurimit sipas urdhëresave të OSHP-së”, ka thënë Hoxha. Ai ka thënë se bazuar në ndryshimet e parapara në ligj, përgjegjësia për dhënien e tenderëve nuk bie vetëm tek zyrtarët e prokurimit, por edhe tek sekretari permanent dhe tek ministrat ose udhëheqësit e autoriteteve kontraktuese.
“Pa pëlqimin e këtyre tre personave nuk mund të jepet një tender në vlerë të madhe mbi 100 mijë euro. Tani mund të dënohen tre persona përgjegjës për shkeljet e bëra gjatë procedurave, përfshirë edhe ministrat ose kryetarët e komunave”, ka thënë Hoxha.
Avni Zogiani, udhëheqës i organizatës “çohu”, ka thënë se nuk mund të paragjykohet nëse zyrtarët e prokurimit bëjnë shkelje gjatë procedurave të tenderimit. Sipas tij, problemet kryesore në fushën e prokurimit janë ato me tenderët në ndërmarrjet publike. Ai ka theksuar se organi shqyrtues i prokurimit disa herë ka proceduar tenderët, ndonëse ata kanë qenë njëburimorë dhe me shkelje ligjore.