E Diel, 1 Nëntor 2026

Blerim Destani dhe Eliza Dushku shoqërohen bashkë në Hollivood

 Një miqësi që mund t’i intrigojë të gjithë, ajo mes aktorit simpatik nga Maqedonia, Blerim Destani dhe aktores shqiptare të Hollivood-it Eliza Dushku. 28 vjeçar Destani vetëm pak muaj më parë pati një rol të bujshëm në Hollivood, ku mendohet të jetë takuar me Elizën, dhe të ketë lidhur miqësi. Ai e komentoi Hollivood-in si një eksperiencë të jashtëzakonshme, pasi kishte pasur rastin të ishte në një projekt përkrah yjeve të mëdhenj si; Robert Duvall, Bill Murray e Sissy Spacek, aktorë kryesorë në filmin “Get loë” ku luante ai vetë. Filmi pati sukses në prezantimin e parë botëror në Toronto, ndërsa ai e konsideroi eksperiencë të rrallë, që kishte qenë pjesë e projektit të tillë, kënaqësi që aktorja Eliza Dushku e kishte provuar më parë. Destani pati dy skena me Robert Duvall, dhe me aktorin dhe regjisorin Scot Cooper, të cilin e kishte partner gjatë gjithë skenave duke krijuar një raport shumë miqësor që e ruan ende. Në listën e miqve të Destanit, u shtuan artistë të tjerë hollivudianë, si regjisori Aaron Schneider dhe producenti Dean Zanuck. Por në intervistat e tij ai nuk e ka përmendur më parë Elizën, përveçse ka pranuar për gazetën “Panorama” se ka miqësi me të. Deri tani nuk dihet çfarë fshihet pas kësaj miqësie, ndërkohë që Blerim Destani është përfoluar pë lidhjet e tij me modelen Arita Fejzullahu, apo këngëtaren Soni Malaj. Gjithsesi i mbetet të shijojë dhe suksesin në filmit belg “Dossier K.”, premiera e të cilit është shfaqur tashmë, dhe ku aktori ka sërish një nga rolet kryesore.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›