Hasna dhe Leonora me të njëjtin fustan
Bëhet fjalë për një fustan të Sherri Hill. është kjo veshje të cilën në qershor të vitit të kaluar e kanë mbajtur këngëtarja Leonora Jakupi dhe supermodelja Hasna Xhukiçi. Që të dyja i ka fotografuar Fadil Berisha. Ndërkohë që Hasna ka pozuar me këtë fustan në një reklamë, për stilisten Sherri Hill, këngëtarja Leonora Jakupi me të njëjtin fustan ka pozuar tek revista “Teuta”. E kontaktuar nga “Panorama plus”, modelja Xhukiçi nuk kishte dijeni se të njëjtin fustan e kishte pasur edhe këngëtarja Leonora Jakupi. “Unë këtë fustan e kam veshur në qershor, verën e kaluar. Por dallimi qenka se fustani im është i shkurtër kurse ai që ka këngëtarja Jakupi është i gjatë”, theksoi Hasna. E rëndësishme është se fustani ka të njëjtin dizajn dhe të njëjtat detaje. Të njëjtin rast ne e kemi publikuar kohë më parë duke treguar se fustani është veshur nga këngëtarja serbe Jelena Mikic. Lind pyetja, fustani i Sherri Hill është blerë më parë nga këngëtarja serbe apo ky model është kopjuar nga ndonjë stilist tjetër ?!!