Ledina Çelo në sfidë me të rinjtë, konkurron për herë të parë në “Top Fest”
Këngëtarja Ledina çelo, ka vendosur që këtë vit të marrë pjesë për të parë në festivalin e muzikës moderne “Top Fest 7”, duke hyrë kështu në garë më shumë artistë të rinj. Ende nuk bëhet i ditur bashkëpunimi dhe titulli i këngës, por tashmë çelo ka vendosur të marrë pjesë si konkurrente bashkë me mbi 100 pjesëmarrësit në këtë edicion të ri të këtij festivali që ka nisur të transmetohet, çdo mesditë në ekranin e “Top Channel”. Kjo do të jetë shfaqja e parë në skenë e Ledinës, pas një peridhe pauze në muzikë, ndërsa e ndan jetën që bën mes Londrës dhe Tiranës. Nuk dihet nëse në këtë garë ajo ka hyrë me synimin vetëm për të fituar, por mund të thuhet se është një nga këngëtaret më me shumë vite në skenë, që konkurron festivalin, ku mbizotërojnë këngëtarët deputues. “Top Fest” mbetet evenimenti që promovon në vazhdimësi artistët e rinj. Por këtë vit përveç tyre garojnë në të njëjtën kohë edhe këngëtarë të tjerë me emër si; Mariza Ikonomi, “NRG band”, Jonida Maliqi, Eugent Bushpepa, Flaka Krelani. Edicioni i këtij festivali drejtohet artistikisht nga Dorian Gjoni, dhe prezantohet nga Albana Osmani. Për herë të parë këngëtarët do të sfidojnë njëri-tjetrin “live”, në fazën e dytë seleksionuese dhe natën finale.