E Diel, 1 Nëntor 2026

Maliq, nis vlerësimi i dëmeve të përmbytjes

Komisionet e vlerësimit kanë nisur verifikimin në terren të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në fushën e Maliqit. Verifikimet kanë nisur nga parcelat e liruara nga uji.Burime nga Ministria e Bujqësisë bëjnë të ditur se një ekspertësh e specialistët kanë kryer matjet në terren në bazë të hartave kadastrale duke identifikuar parcelat e mbjella me kultura bujqësore,

ndërkohë që paralelisht po punohet në katër komuna që janë prekur nga përmbytjet. Sipas drejtorit te bujqësisë ne Korçë Ardian Maho sipërfaqja e dëmtuar është e vogël, dhe tokat mund të përdoren sërish këtë vit. Fusha e Maliqit është përmbytur për shkak të daljes së lumit Devoll por edhe nga shkatërrimi i kanaleve kulluese. Kryeministri Sali Berisha ka dhënë garancinë e se kabineti i tij do te miratoi ne ditët e ardhshme vendimin për vijimin e shpërndarjes se shpërblimeve për banoret e përmbytur ne veri te vendit. Dëmshpërblim të plotë të të gjitha zonave të përmbytura. Dëmshpërblimi do të jetë i plotë, shtëpi për shtëpi dhe qarku i Shkodrës  dhe të Maliqit, ka deklaruar Kryeministria  Berisha pak ditë më parë . Do të zhdëmtohen ato që janë dëmtuar kudo. Edhe në Maliq po të ketë të dëmtuar, sa janë të dëmtuar, qarku po punon, ne u qëndrojmë plotësisht detyrimeve tona, ka shtuar Berisha.  Në fillim të vitit është përmbytur rreth 600 ha tokë në rajonin nr.1. Ndërkohë që Ministria e Brendshme ka dërguar për këto familje nga Rezerva e Shtetit ushqime.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›