Blerim Destani në kinematë belge
Prej datës 9 dhjetor, aktori Blerim Destani, së bashku me disa aktorë të tjerë shqiptarë, prezantohet në publikun belg. "Dossier K." titullohet filmi i realizuar me regji të Jan Verheyen. Në film flitet për shqiptarët dhe flamanët si protagonistë kryesorë.
Ekipi i filmit përbëhet me aktorë nga Belgjika, por edhe me një kastë të madhe të aktorëve të cilët vijnë nga territore të ndryshme ku flitet shqip. Një prej roleve kryesore brenda filmit është ai i Nazim Tahirit, që luhet nga aktori i Maqedonisë, Blerim Destani. Ndërsa luajnë edhe aktorët Kushtrim Sheremeti, Fatos Kryeziu, Çun Lajqi, Safete Rugova, Afrim Kasapolli, Jehon Gorani, Eglantina Cumeri. Tema e këtij filmi flet për disa klane shqiptare të cilat jetojnë në Belgjikë, e që merren me punë të pista, siç janë paratë false apo armët. Përmes hakmarrjes mes bandave, filmi e prek këtë fenomen si prani në shumë shoqëri, përveç asaj shqiptare. Filmi thuhet të jetë produksioni më i shtrenjtë flaman deri më sot, ndërsa producentët presin që filmi të arrijë 1.5 milionë shikues vetëm brenda Belgjikës.