E Shtunë, 31 Tetor 2026

Program punësimi për fëmijët e dënuar

Një program i ri i Qendrës Shqiptare të të Drejtave të Njeriut do të informojë lidhur me të drejtat e tyre fëmijët e dënuar.

Në kuadër të takimeve mbi Edukimin Qytetar, QSHDNJ-ja ka zhvilluar katër aktivitetet e para. Temat e diskutuara në to kanë qenë kryesisht për njohjen e të drejtave të njeriut, barazinë gjinore, si dhe të drejtat e fëmijëve. Në qendër të vizionit të kësaj shoqate është Demokracia dhe të Drejtat e Njeriut. Objektivat e saj janë: të nxisë njohjen dhe edukimin me institucionet, të krijojë urat e bashkëpunimit mes Parlamentit dhe shoqërisë civile, si dhe të edukojë nëpërmjet programeve të trajnimit të mësuesve dhe studentëve në fushën e të drejtave të njeriut. Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me IEVP-Vaqarr, ndërsa nga tetori 2009, me Burgun e ri të Kavajës. Ky aktivitet është mbështetur financiarisht nga "Vodafone Albania".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›