E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania U-21 i “rrëmben” FSHF-së Mërgim Mavrajn

Albania-sport - Nëntë lojtarë të rinj ka thirrur trajneri i Kombëtares U-21 të Gjermanisë, Dieter Eilts për ndeshjen miqësore kundër Italisë, dhe një nga këta është Mërgim Mavraj, lojtari i zbuluar nga ndihmësi i Brigelit, Aksel Ros, i pajisur urgjentisht me pasaportë shqiptare në një ditë më Besart Berishën, por i përbuzur cnjërëzisht për kushedi cfarë arsyesh nga FSHF.
Thirrja e mbrojtësit Mavraj, që luan për skuadrën e SV Darmstadt 98 (Liga Rajonale e Jugut në Gjermani), nga një ekip i madh si Gjermania, qoftë ky edhe U-21, është një shënjë e vlerësimit të jashtëzakonshëm për shqiptarin që nuk do të mund kurrë të luajë për atdheun e tij tashmë të mbetur shpirtëror.
"Ne kemi ftuar disa lojtarë, që deri tani nuk kanë qenë thirrur më parë me U-21 ose që mund të thirreshin. Mërgim Mavraj është për shembull prej pak kohësh i llogaritur për Gjermaninë. Ndërkohë unë jam i bindur që këta aktorë të rinj do të mësojnë shumë. Përfundishmit ne mund të thërrasim të tjerë lojtarët të rinj për t'u integruar në ekipin tonë".
Gjermania do të luajë me Italinë më 21 mars. "Ne dëshirojmë natyrisht që ta fitojmë takimin. Por për ne prioritet është që të integrojmë lojtarë të rinj që të ambientohen me lojën tonë", përfundon Dieter Eilts, për sitin zyrtar të Federatës Gjermane të Futbollit, dfb.de.

Lista e lojtarëve që thirren për herë të parë nga Gjermani U-21:
Andreas Beck (VfB Stuttgart), Kai Bülow (FC Hansa Rostock), Mounir Chaftar (Eintracht Frankfurt), Torben Joneleit (AS Monaco), Mergim Mavraj (SV Darmstadt 98), Dennis Grote (VfL Bochum), Sören Halfar (Hannover 96), Rouwen Hennings (Hamburger SV) dhe Bernd Nehrig (SpVgg. Unterhaching).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›