Kategoria e Parë, merkato dhe zhvillimet e fundit

Tirane (Shqiperi) - Ashtu si Kategoria Superiore edhe Kategoria e Parë po përjeton ethshëm dhe me intesitet fazën përgatitore në prag të fazës së dytë dhe merkaton dimërore, ku spikasin shumë premtime për emra cilësorë, por pak lëvizje. "Albania-sport.com" ju paraqet një pasqyrë të shpejtë të gjitha ndryshimeve që kanë përfshirë Kategorinë e Parë.
BYLIS- Lideri i Kategorisë së Parë vazhdon përgatitjet nën drejtimin e Dhimitër Papuciut (zëvëndësoi Vangjel Capon). Skuadra ballshiote pret të përforcohet me dy-tre lojtarë cilësorë.
LUSHNJA- Mesfushori Fation Topi është rikkthyer në stërvitje edhe pse po stërvitet individualisht. Me ekipin e Lushnjës ai u aktivizua në fazën e parë vetëm 9 ndeshje, pai u dëmtua në këmbën e djathtë.
APOLONIA – Te formacioni fierak në stërvitje është rikthyer kapiteni Maringlen Shoshi. Qëndërmbrojtësi kishte kryer më parë një operacion në menisk. Apolonia ndodhet në vendin e tretë në Kategorinë e Parë (32 pikë), katër më pak se Bylis kryesues dhe 2 më pak se Lushnja e vendit të dytë.
LACI- Sulmuesi Carls Udeke është bashkuar me skuadrën laciane. Nigeriani bën pjesë në planet e trajnerit Stavri Nica. Laci synon tre-katër përforcime përpara se të nisë faza e dytë e kampionatit, më 9 shkurt.
ADA – Skuadra velipojake zyrtarizoi ndihmësin e trajnerit, Ylber Zani. Numri dy i bankinës së Adës do të jetë Kujtim Celepia.
BURRELI- Trajneri Përparim Daiu filloi zyrtarisht punën si tekniku i ri i Burrelit. Daiu gjatë këtij sezomni drejtoi Lacin,por më parë kishte drejtuar në Kategorinë Superiore edhe skuadrën e qytetit të tij, Besën. Daiu zëvendësoi ish-trajnerin Baftjar Punavija.
TURBINA- Cërrikasit nisin stërvitjet për vitin 2008 nën drejtimin e trajnerit të ri, Edmond Mustafaraj, i cili zëvendësoi vlonjatin Vasil Ruci, që tashmë do të kryejë rolin e drejtorit teknik të Turbinës. Në skuadër do të mbeten Akamba, Allamani, Xhaferraj, Metaj e Cekrezi. Emrat e rinj që do të përfshhen në këtë skuadër janë Haxhillari, Alushi, Shjopi, Dishani, Teta, Duka si dhe portierët Bërdufi dhe Dyushku.
POGRADECI- Talenti Xhynet Cutra rifiloi stërvitjen me Pogradecin. Lojtari i menaxhuar nga Adrian Aliaj provoi edhe një aventurë disaditore me Besën, por nuk ra dakort për kohëzgjatjen e kontratës.
BILISHT SPORT- Dy blerjet më të reja të skuadrës janë Jovan Biba dhe Edmond Pino. Të dy lojtarët po kryejnë stërvitje nën urdhërat e trajnerit Dion Kushe. Bilisht Sport ka planifikur një zbor 10 ditor në Maqedoni.
SOPOTI- Skuadra librazhdase ( e mbyli fazën e parë në vendin e dhjetë) synon disa përforcime në merkaton e janarit, ku dhe pretendon të jetë midis tetë më të mirave të Kategorisë së Parë.
NAFTËTARI- Mbetet i njëjti kontingjent si i fazës së parë, por nuk përjashtohen disa largime. Mesfushori elbasanas Lulëzim Meta është larguar nga Naftëtari, ndërkohqë që pritet ardhja e Cekrezit dhe Metaj. Skuadra kucovare pret disa huazime nga Dinamo dhe Besa. Në projekt e sipër është miqësorja me Apoloninë e Fierit.
DAJTI – Mesfushori 22-vjecar Artan Malasi u largua nga ekipi i Dajtit.
LUFTËTARI- Pas dorëheqjes së trajnerit Yli Shehu, edhe sekretari i klubit Besnik Toro u largua nga detyra e tij.
ERZENI- Për skuadrën shijakese cdo gjë kushtozohet nga financa për të hyrë në merkato. Erzeni, dikur një skuadër e Kategorisë Superiore, ndodhet në vendin e 15-të, me 17 pikë pas 174 ndeshjesh.
TOMORI- Trajneri Genti Lako pohoi se skuadra e tij ndodhet në vështirësi të mëdha financiare në mungesën e një sponsori. Tomori ndodhet në vendin e parafundit me vetëm 14 pikë, duke qenë njëherësh edhe një nga kandidatët kryesorë për të zbritur në Kategorinë e Dytë.
Përgatiti: Ledion Ymeraj
Albania Sport