E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1/ BMW Sauber prezanton makinën e re

Munih (Gjermani) - Në vitin 2007 ishte forca e tretë e kampionatit botëror të Formula 1. Për sezonin e ri (2008), BMW shpreson ta përsërisë atë. Skuderia gjermane prezantoi makinën e re "F1.08" dhe bosi Mario Teisen pohoi: "Jemi të bindur se do të luftojmë edhe ne për të fituar titullin dhe të jemi midis tre protagonistëve. Kemi bërë shumë përparim vit pas viti. Kemi shumë besim se do ta ngushtojmë diferencën që na ndan nga Ferrari dhe Meklaren". pilotët e BMW Sauber në kampionatin e kaluar në renditjen e konstruktorëve u renditën në vendin e dytë pas Ferrarit, por kjo erdhi edhe si pasojë e faktit që Meklarenit iu hoqën pikët. Dy pilotët zyrtarë të BMW janë Nik Hajdefeld dhe Robert Kubika.
Albania Sport

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›