E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana: “Gjykimi na ndëshkoi”

Marseje (France) - Kapiteni i Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana, akuzoi gjyqtarin e takimit për humbjen 3-1 me Rëne. "Unë nuk dua t'i hedh fajin askujt mbi asnjë lojtar të vetëm. Ishim të pafavorizuar nga arbritimi, por preferoj të shoh se cfarë mund të përmirësojmë me trajnerin dhe lojtarët që kemi", -theksoi shqiptari gjate nje interviste per faqen e klubit.
Gjyqtari ndëshkoi me karton të kuq lojtarin e Marsejës, Krupoviesa. "Gjatë ndeshjes i kërkova ati se person kishte ndryshuar mendimin në lidhjen me kartonin e Krupoviesës. Ai mu përgjigj të shihja imazhet pas takimit. Duke luajtur 10 kundër 11, një një terren të vështirë, shumë të lodhur dhe me një kundërshtar që kishte topin në zotërimm ishte e qartë që situata ishte e komlikuar. Me 11 kundër 11, ndeshja nuk do të kishte qenë e njëjtë, por nuk dua t'ia hedh fajin askujt. Shpirti i ekipit ishte i mirë, nuk kam asgjë për të thënë. Dhamë maksimumin dhe fundi ishtë shumë i vështirë".
Cana flet edhe për rolin e tij në mbrojtje. "Kam luajtur në këtë aks edhe me kombëtaren (shqiptare) dhe unë jam në shërbim të trajnerit dhe të klubit". Cana flet edhe për ndeshjen e ardhshme. "Duhet të rregullojmë gjithcka që nuk ishte në rregull dhe të rinisem sa më shpejt". Marseja ndodhet në vendin e 12-të (25 pikë) nga 20 ekipe që ka liga e parë franceze. Lioni kryeson me 42 pikë pas 20 javësh.
Albania Sport

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›