Metaj, holandezi shqiptar i Groningen

Tirane (Shqiperi) - Shkodran Metaj, shqiptari me pasaportë holandeze zhvilloin një lojë të pëlqyeshmenë fitoren 3-2 të FC Groningen me Excelsior.
Metaj, një nga talentet shqiptare në Europë, debutoi në kategorinë maksimale të kampionatit holandez, kundër Ajaksit në barazimin 2-2, më 2 shtator 2007, ku luajti gjatë gjithë takimit përpara 40 mijë shikuesve në "Amsterdam Arena".
19-vjecari (mbush 20, më 5 shkurt) vlerësohet nga ekspertët holandezë si një të rinjtë e talentuar, me një lojë tipike krijuese në mesfushë. Metaj ka një kontratë që e lidh me FC Groningen deri në vitin 2009.
Shqiptari është shndërruar në një titullar të rregullt dhe pritet të aktivizohet edhe në ndeshjen e radhës kundër Tëente në transfertë (20 janar 2008).
Albania Sport