E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuqezinjtë B, nisin ditët turke

Tirane (Shqiperi)- Kombëtarja (alternative) nisi grumbullimin në Antalia të Turqisë. Grupi prej 20 lojtarësh (5 futbollistë të Tiranës ndodhen prej dy ditësh në Kemer të Antalias) u nis të hënën në drejtim të Stambollit, nga ku morri linjën e brendshme ajrore drejt Antalias. Ky është edhe testi i parë i lojtarëve kandidatë përpara stafit teknik holandez të drejtuar nga Ari Han. Me grupin nuk udhëtuan sulmuesi i Vllaznisë, Vioresin Sinani dhe mbrojtësi i Dinamos, Arjan Pisha, që të dy në rikuperim e sipër.
Lista
Portierë: Ilion Lika, Enea Koliqi, Ervin Llani
Mbrojtës: Admir Teli, Tefik Osmani, Endri Vrapi, Elvis Sina, Ansi Agolli, Erion Xhafa, Andi Lila
Mesfushorë: Klodian Duro, Paulin Dhembi, Blendi Shkëmbi, Elis Bakaj, Gilman Lika, Emiljano Veliaj, Gjergji Muzaka, Bekim Kuli, Jahmir Hyka.
Sulmues: Migen Memelli, Xhevair Sukaj, Arbër Abilaliaj, Shaban Ismaili, Marius Ngjela, Daniel Xhafaj.
Albania Sport

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›