E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja, sot dy seanca stërvitore në Turqi

Kemer (Turqi)- Skuadra kombëtare (B) është akomuar në hotel "Limar" në zonë ne Kemerit. Sot, në orët e para të paradites, trajneri Han dhe ndihmësi i tij, De Jong, u prezantuan zyrtarisht me lojtarët. Sot në Antalia do të jetë i pranishëm edhe trajneri i portierëve De Bree.
STËRVITJET- Kuqezinjtë nisin sot dy seancat e para stërvitore me ngarkesë të plotë në Antalia të Turqisë,paradite në orën 10:30 dhe pasditë në orën 15:30.
MIQËSORE- Ende nuk është përcaktuar ndonjë emër, por parimisht është rënë daord me skuadrën zvicerane, Lucernën, që dhe ajo ndodhet në Antalia. E mundshme është edhe një miqësore me përfaqësuesen e Katarit.
ISMAILI- Talenti i Shtutgardit, Shaban Ismaili mbërrit në zborin e Turqisë së bashkume trajnerin Han. Isamili pohoi për gazetën sportive prestigjioze "Panorama Sport" se ndihej i lumtur që drejtuesit e klubit të tij(Shtutgardi) nuk i sollën probleme. "Synimi im është të bind trajnerin që të grumbullohem sërish".
TË FUNDIT- Dje vonë mbërritt nga Suedia, sulmuesi Migen Memelli. Sot do të mbërijnë Klodian Duro dhe nga Greqia, portieri Enea Koliqi.
TË TJERËT - Në Turqi ndodhen futbollistët e Kombëtares, Ervin Skela, Edmond Kapllani dhe Armend Dallku. Pritet një takim kortezie i tyre me trajnerin Ari Han.
Albania Sport

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›