Blerim Rrustemi te Erfurt

Blerim Rrustemi ka lënë skuadrën e Eintracht Braunschweig ku po qëndronte për një periudhë prove dhe ka zgjedhur që të testohet te skuadra e Erfurt. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka filluar stërvitjet me këtë skuadër të hënën dhe pritet që në ditët në vazhdim të kuptojë nëse do ti bind drejtuesit e kësaj skuadre për të nënshkruar një kontratë me të apo jo. Te skuadra e Erfurt ku aktualisht aktivizohet edhe sulmuesi kosovar Albert Bunjaku. Blerim Rrusemi nuk kishte arritur që të përshtatet në futbollin danez ku është aktivizuar së fundmi me skuadrën e Horsens, dhe ka preferuar që të rikthehet në Gjermani, aty ku ka kaluar disa vite duke u aktivizuar në kateorinë e tretë me skuadrën e dytë të Borussia Moenchenladbach. Aktivizimi me Erfurt do të ishte një rifillim i mirë për mbrojtësin shqiptar, pasi aktualisht kjo skuadër renditet në pozitën e dytë në Regionalliga Nord (kategoria e tretë gjermane) dhe ka shumë gjasa që sezonin e ardhshëm të ngjitet në Bundesliga 2.