E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbet FC Groningen i Shkodran Metaj

FC Groningen, skuadra holandeze e shqiptarit Shkodran Metaj, humbi 3-1 me Twente në Eredviese. Golin e vetëm për Groningen e shënoi mesfushori Lovrem, që barazoi përkohësisht shifrat në 1-1. Për Twente sulmuesi N'Kufo shënoi tre golat e fitores. Metaj luajti nga minuta e parë, por u zëvendësua në minutën e 79-të nga Nevland. Për t'u përmendur është dhe kartoni i verdhë i marrë nga Shkodrani për një faull ndaj Denebooom në minutën e 26-të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›