E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa Taci: Presim femijet te regjistrohen

"Milan Camp Junior Tirana" ka dhe presidentin e tij, zotin Mustafa Taci. "Kam qenë një tifoz i hershëm i Milanit.Unë besoj se do të jetë një aktivitet shumë i rëndësishëm", - thotë Taci "Senior". "Presidenti Silvio Berluskoni kur ndërmori këtë hap besonte shumë në Shqipëri ka talente". Edhe pse aktiviteti fillon në fund të qershorit fëmijët shqiptarë mund të regjistron qysh tani. "Zyrat e kompanisë sonë janë të hapura për regjistrimin e tyre ku rreth 400 kandidatët do të njihen edhe me modalitetet që duhet të plotësojnë".
"DINAMO ME FAT"
"Klubi futbollit Dinamo e ka eksperiencën e strukturën e duhur për të bashkëpunuar e për të qenë partner serioz me ekipe të mëdha si Milani", - tha presidenti i "Bluve", Besnik Sulaj. "Ky aktivitet do t'i shërbejë futbollit shqiptar, por dhe ekipeve të moshave të Dinamos", - shtoi Sulaj, duke pohuar se klubi i tij ndihej i privilegjuar të mikpriste fëmijët në kampingun "Milan Junior Camp".
"PROGRAM "FUTURA"
Banka italiane Intesa San Paolo, pronarja e Bankës Amerikane të Shqipërisë është një nga sponsorit e aktivitetit "Milan Camp Junior". "Sigurisht që ka një rol thelbësor", - thotë Laureta Basha, zëvendëspresidentja e Bankës Amerikane të Shqipërisë. "Intesa San Paolo është sponsori zyrtar i Milanit në Itali. Kjo iniciativë e bankës nuk është vetëm në Shqipëri, por në të gjitha vendet ku kampingët e Milanit janë të pranishëm. Banka ka një program llogarie ‘Futura' dedikuar fëmijve"
NDIHMA PËR FËMIJËT
"Nuk na intereson vetëm të sjellim futbollin e Milanit në Shqipëri, por edhe të japim një kontribut tonin përmes fondacionit të fëmijëve ‘Domeniko Scaglione' të drejtuar nga zonja Liri Berisha", - tha Marko Skembri. "Italianët janë të kënaqur që të ndihmojnë fëmijët shqiptarë edhe për të studiuar në Itali apo të jenë pjesë e programeve të ndryshme", - tha Anila Godo, një përfaqësuese e fondacionit shqiptar.
KUJTIM I RALLË
Shqiptarët kanë parë të "gjallë" në Hotel "Sheraton" kupën e Ligës së Kampioneve, apo "kupën me veshë", trofuen më të ëndërruar nga të gjitha ekipet europiane, pikërisht atë të fituar në Athinë në vitin 2007 kundër Liverpulit, me dy gola të Pipo Inzagit. Emocione dhe kurioziteti ishte mbërthyer bashkë, por edhe ngutja për të bërë foto me të ishte e pabesueshme. Blitcet e aparatëve digitalë nuk kishin të ndalur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›