E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masaro: “Javë e veçantë për fëmijët shqiptare"

Zoti Masaro, dicka më shumë për projektin "Milan Camp Junior"?
Projekti do të zgjasë fillimisht tre vjet. Ne shpresojmë se aktiviteti do të përfundojë me sukses për të na dhënë mundësi për të vazhduar përtej këtij afati. Unë e konsideroj një inciativë shumë të mirë në dobi të futbollit. Falë këtyre fëmijëve do të kemi mundësi për të kaluar në Shqipëri një javë shumë të vecantë. Për fat të mirë ia dolëm që të ngrejmë edhe këtu në Shqipëri një kamping të Milanit, futbollit i të cilit është shumë i ndjekur.
Si do të procedohet për të evidentuar talentet shqiptare brenda një periudhe prej pesë ditësh?
E rëndësishme është që fëmijët të argëtohen. Por, është e natyrshme që ne do të vimë këtu në Shqipëri edhe për të kërkuar talente. E rëndsishme është që ata kanë mundësinë për të qenë pjesë e një klubi të madh. Sigurisht, që nëse do të konstatojmë fëmijë të vecantë për nga talenti do t'i ndjekim me shumë kujdes për të ardhmen e për ti cuar më pas në Milanelo.
Ky projekt ekziston prej vitesh në vendet e tjera. A ka pasur ndonjë fëmijë, të cilin Milani e ka sjellë në Itali?
Po. Kanë qenë fëmijë të cilët na kanë befasuar me cilësitë e tyre dhe janë provuar te Milani. Por, ne kemi një politikë e cila bazohet në vlerat sportive. Nuk do të ishte e drejtë që ne të merrnim menjëherë në Itali një fëmijë 9 apo 10 vjec dhe ta shkëpusnim nga familja. Personalisht kam parë fëmijë me cilësi të mëdha. Kam parë një djalë të jashtëzakonshëm në Australi dhe kur të vijë momenti i duhur në Milanelo. Shqipëria ndodhet shumë pranë e Italisë dhe është mundësia që t'i marrim më shpesh fëmijët në vendin tonë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›