Blerjet e futbollistëve të superligës shqiptare, ankth për drejtuesit
Autori i Lajmit: red.
Pas përfundimit të superligës javën që kaloi, duket se të gjitha skuadrat shqiptare janë përfshirë nga ankthi i blerjeve. Duket se përfaqësuesit e çdo skuadre janë duke përfunduar vlerësimet për lojtarët që kanë shënjestruar dhe janë gati tentativat e blerjeve. Disa prej lojtarëve më të spikatur i kanë bërë publike lëvizjet në skuadrat e tjera, por ka edhe nga ata që ende s e kanë pranuar lëvizjen. Ja disa nga shitjet dhe blerjet e fundit në superligë.
Kroatët gëzohen, Sulaj u shton pagesën
“Kolonia” kroate e Dinamos: Graniç, Bodrusiç, Vinçetiç e Pejiç, me shumë gjasa do të jenë pjesë e kampionëve në fuqi edhe për sezonin e ardhshëm. Presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj, pas bisedimeve me menaxherin e lojtarëve, shqiptarin Adrian Aliaj, ka vendosur të rrisë shumën e kontratës për secilin lojtar. “Pokeri” kroat dha një kontribut të jashtëzakonshëm në fitimin e titullit, teksa sulmuesi Pero Pejiç, me 18 golat e shënuar ishte dhe golashënuesi i dytë më i mirë në Shqipëri, pas Vioresin Sinanit(20).
Daja, kandidatura e parë për Dinamon
Ilir Daja, trajneri që i dha titullin kampion Dinamos, me shumë gjasa do të jetë tekniku i bluve edhe për sezonin e ardhshëm. Ish-trajneri i Elbasanit, kampion edhe me këtë ekip dy sezone më parë, aktualisht ndodhet me pushime, dhe në ditët e ardhshme pritet të zhvillojë bisedime kokë më kokë me presidentin Besnik Sulaj. Pista për një trajner të huaj, me sa duket, ka rënë përfundimisht.
Lika në fokusin e dinamovitëve
Dinamo ka shfaqur ditët e fundit një interesim të fortë për mesfushorin e talentuar shkodran Gilman Lika. Lojtari i menaxhuar nga Sokol Haxhiaj, kërkohet edhe nga Elbasani, por në tratativa e sipër janë dhe dy kontakte me klube ukrainase e qipriote. Gjithsesi, Lika do të luajë me Vllazninë në eliminatoret e Kupës UEFA, edhe pse Dinamo luan në një piacë më të lartë, Liga e Kampioneve.
Partizani fut në “rrjetë” tre flamurtaras
Tre lojtarë të Flamurtarit kanë rënë parimisht dakord të firmosin për Partizanin për sezonin e ri. I pari është sulmuesi i talentuar korçar, 23-vjeçari Denis Mema, i cili shkëlqeu në radhët e vlonjatëve. Mesfushori 21-vjeçar Hair Zeqiri dhe sulmuesi me perspektive, 19-vjeçari Franc Veliu, kanë pranuar gjithashtu të nënshkruajnë për të kuqtë. Nëse tratativat do të përfundojnë, atëhere skuadra e presidentit Albert Xhani, do të rezultojë me gjashtë blerje të reja sezonale, pas Marius Ngjelës, Edi Çajkut dhe Jorgo Çipit.
Anton Dedaj, pranë Dinamos
Shqiptaro-kroati Anton Dedaj, i cili luajti për një pjesë të sezonit të kaluar te Flamurtari, mund të bëhet pjesë e Dinamos. Lojtari pati marrëdhënie të ftohta me trajnerin Sklavko Kovaçiç dhe u përjashtua nga kuqezinjtë vlonjatë pikërisht pas humbjes 6-0 me Dinamon, kur pati një konflikt me ndihmësin e ish-trajnerit të Kombëtares, Oto Bariç. Dedaj është një lojtar i lirë dhe njeh mirë kampionatin shqiptar.
Poçi pret ofertën nga Dinamo
Mesfushori Artion Poçi, pas përfundimit të kontratës së gjatë pesëvjeçare me Dinamon, është një lojtar i lirë. I kërkuar nga Tirana, por dhe nga Elbasani, futbollisti fierak (3 gola në sezonin e fundit) pohoi se pret sërish të jetë pjesë e skuadrës kampione, aq më tepër që Dinamo do të luajë në Ligën e Kampioneve.
Osmani hedh poshtë spekulimet, jo Tiranës
Mbrojtësi korçar i Partizanit, Tefik Osmani, hodhi poshtë spekulimet për një kalim të tij të mundshëm te Tirana. 22-vjeçari, i cili ka edhe një të kaluar në kampionatin ukrainas, ishte një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Hasan Likës, madje shënoi edhe në ndeshjen “finale” të humbur me Dinamon (2-1). Osmani ka dhe dy vjet kontratë dhe është një nga lojtarët kyç të Partizanit për Kupën UEFA.
Agolli, lind ideja bardheblu
Ansi Agolli mund të rikthehet te Tirana. Mesfushori i majtë, i cili luan aktualisht në Finlandë me skuadrën “VPS Vaas”, është një prodhim i shkollës bardheblu. Tirana ka shfaqur së fundi edhe interesimin për futbollistin e Lushnjës, Sefa, por dhe portierin Vashaku të Teutës.
Bylis, konfirmohet nigeriani Egbo
Kampioni i Kategorisë së Parë, Bylisi i Ballshit, u rikthye me meritë në Superligë pas një sezoni të jashtëzakonshëm. Një kontribut të veçantë dha edhe portieri nigerian, Emanuel Egbo, i cili më parë ka luajtur me Tiranën. Egbo, i martuar me një shqiptare, do të jetë sërish në katërkëndorin ballshiot edhe për sezonin e ri. Presidenti Besnik Kapllanaj kërkon të përforcojë ekipin me lojtarë nga Maqedonia e Kosova. Aktualisht te Bylis, lojtarë të huaj janë Egbo, Ziambo, Muamadou.
Ky lajm është publikuar: 27/05/2008