Roli i shtypit është shumë i madh në luftën antikorrupsion
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan e përcakton kështu korrupsionin: “...Korrupsioni dëmton të varfrit, duke devijuar fonde, të cilat janë të destinuara për zhvillimin, duke vënë në rrezik aftësinë e një qeverie për të siguruar shërbime bazë, duke ushqyer pabarazinë dhe duke ç’inkurajuar (larguar/dëmtuar) ndihmën dhe investimet…”.
Është e kotë që ta mohojmë. Në rastin e Shqipërisë, korrupsioni gjendet në të gjitha nivelet e shoqërisë, si dhe në të gjithë sektorët, por megjithatë janë disa sektorë ku lufta për blerjen e marrëveshjeve dhe kontratave është mjaft e madhe. Si pasojë e kësaj, vjen edhe deri të një krim i rëndë ekonomik, të cilin e quajmë korrupsion i madh.
Roli i mediave është shumë i madh në luftën antikorrupsion. Mund të themi se media ka qenë promotor për zbulimin e personave të korruptuar në gjithë botën. Krahasuar me të gjitha mediat, shtypi luan rolin më të rëndësishëm në këtë luftë.