E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani, “me qira” te Dinamo për Champions

Autori i Lajmit: red.
Duket e pabesueshme, por mund të rezultojë e vërtetë. Erion Bogdani, i cili kaloi një sezon të errët te Livorno dhe është rikthyer te skuadra e tij Kievo, mund të luajë për ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampioneve me fanellën e Dinamos. Lajmi bëhet i ditur nga një e përditshme sportive shqiptare që sipas saj, u referohet burimeve të rezervuara. Në një intervistë për mediat italiane, Bogdani, i cili ndodhet në Gjermani në një grumbullim me Kombëtaren, pohoi se më 10 korrik do të niste stërvitjen me Kievon, e porsangjitur në Serinë A.
Bogdani, basti i humbur i Livornos
Me Livornon e rënë përfundimisht në Serinë B, sulmuesi shqiptar Erion Bogdani do të bëj një “kthim pas në origjinë”, te Kievo e ringjitur sërish në Serinë A, që zotëron dhe kartonin e lojtarit. Gazeta prestigjioze sportive italiane “Gazzeta dello Sport” e ka përfshirë sulmuesin e Kombëtares shqiptare të lista e humbësve. “Bastet. Shumë të humbura. Sulmuesit Tavano, Tristan, Rosini e Bogdani kanë bërë që (tifozët) të qajnë mungesën e Kristiano Lukarelit, - shkruan gazeta në fjalë. Bogdani, lojtari i dytë më i paguar te Kievo (750 mijë euro në sezon) edhe pse mbërriti me superlativa te Livorno pas këmbënguljes së presidentit Spineli, realizoi vetëm dy gola gjatë gjithë sezonit.

Ky lajm është publikuar: 27/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›