Te marresh diplome ose master, ja rregullat e reja
Autori i Lajmit: red.
Në prag të nisjes së vitit akademik 2008-2009, Ministria e Arsimit ka nxjerrë një udhëzim i cili përcakton programet e studimit dhe titujt përkatës të diplomave që lëshohen në universitetet publike të vendit tonë. Në bazë të këtij udhëzimi thuhet se programet e studimit të ciklit të parë, programet e studimit të ciklit të dytë, programet e integruara të studimit të ciklit të dytë dhe programet e studimit të doktoratës organizohen në cikle të njëpasnjëshme studimi. Respektivisht sipas këtyre cikleve lëshohen diplomat; diplomë e nivelit të parë (DNP) në fushën e arsimimit të kryer; diplomë e nivelit të dytë (DND) në fushën e arsimimit të kryer; diplomë e integruar e nivelit të dytë (DIND) në fushën e arsimimit të kryer; diplomë për gradën shkencore “Doktor” (Dr)”. Diploma e nivelit të parë DNP, diploma e nivelit të dytë DND, diploma e integruar e nivelit të dytë DIND, dhe diploma për gradën shkencore “Doktor”, lëshohen pas përfundimit respektivisht të programeve të studimit të ciklit të parë, të ciklit të dytë apo të ciklit të parë dhe të dytë së bashku, e të ciklit të tretë (doktorata), të kryera në Institucione të Arsimit të Lartë. Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, përcaktuar në nenin 26, pika 1.2.2.a. të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, janë programe të studimit të ciklit të parë dhe të dytë së bashku, për të cilat nuk parashikohen tituj universitarë të ciklit të parë. Programet e studimeve të cilat organizohen si programe të integruara studimi të ciklit të dytë, jepen në listën bashkëlidhur këtij udhëzimi. Listës mund t i shtohen, me propozim të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe miratim të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, edhe programe të tjera studimesh të integruara të ciklit të dytë. Programet e studimit të doktoratës, përcaktuar në nenin 26, pika 1.3.1., të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, kanë në bazë kërkim shkencor dhe veprimtari krijuese të pavarur, duke përfshirë edhe 60 kredite për studime të organizuara Për fitimin e diplomës për gradën shkencore “Doktor” (Dr), studentët duhet të përmbushin edhe detyrimet e tjera që përcaktohen nga vendimi nr.864 datë 5.12.2007, i Këshillit të Ministrave “Për hapjen e programeve të studimeve të doktoratës në Institucionet publike të Arsimit të Lartë dhe kushtet e tjera që duhet të plotësojë studenti për marrjen në përfundim të tyre të diplomës për gradën shkencore doktor”. Ky udhezim, per te gjithe te interesuarit, mund te gjendet edhe ne http://ëëë.mash.gov.al/arsimi_larte/udhezimi-vep-akademike.pdf.
Ky lajm është publikuar: 28/05/2008