LSI: “Qeverisja e Berishës si qeverisja e Partisë së Punës”
Autori i Lajmit: red.
Lëvizja Socialiste për Integrim akuzon Qeverinë për indiferencë lidhur me thellimin e varfërisë në vend. “Berisha dhe të tijtë mashtrojnë në mënyrë të paskrupullt me deklaratat e tyre, të cilat nuk janë deklarata të një Qeverie që drejton vendin, po të një qeverie që tashmë ka dalë në opozitë, sepse nuk ka përmbushur asnjë premtim dhe i ka bërë shqiptarët më të varfër se në vitin 2005”, - tha dje nënkryetarja e kësaj partie, Filloreta Kodra. Sipas saj, deklaratat e papërgjegjshme të drejtorit të Doganave që zhdoganimet e miellit vazhdojnë të mbeten të njëjta, janë prova e pakundërshtueshme që qeverisja e Berishës është bërë si qeverisja e Partisë së Punës para viteve 90, që krenohej me të ashtuquajturin “sigurim të bukës në vend”, ndërsa shqiptarët pikërisht për këtë arsye e rrëzuan Qeverinë e bukës së gojës në vitin 90. Për sa i takon problemit të pagave, ajo tha se në buxhetin e vitit 2008 është parashikuar një rritje mesatare e pagave prej 8% . “Me një inflacion të deklaruar për tremujorin e parë 2008 prej 4,5%, rritja reale e pagave është vetëm 3,5% për 6-mujorin e dytë ose 1,8% si vit kalendarik. Kjo rritje pagash nuk ka asnjë lloj lidhjeje me premtimet dhe lajthitjet qeveritare për dyfishim pagash. Kushdo është në gjendje të kalkulojë diferencën ndërmjet 4,5% aktual dhe 200% të premtimit qeveritar”, - sqaroi Kodra. Sipas saj, çdo lloj kompromisi i çfarëdolloj forme dhe nga kushdo, me një qeverisje të tillë, vetëm do të shtonte mjerimin dhe varfërinë e çdo shqiptari, i majtë apo i djathtë qoftë ai, dhe do të thellontë kaosin ekonomik, shoqëror e politik në vend.
Ky lajm është publikuar: 27/05/2008