Blerjet nëpërmjet internetit do të mbrohen me ligj
09/04/2009 Qeveria krijon bazë ligjore për blerjet on-line
Rregulla për kryerjen e veprimeve tregtare në rrugë elektronike
Tregtia elektronike, thënë ndryshime blerjet përmes internetit, do të mbrohen me një ligj të veçantë. Këshilli i Ministrave ka mbështetur projektligjin “Për tregtinë elektronike”, i cili ka si objekt vendosjen e rregullave për kryerjen e veprimeve tregtare në rrugë elektronike, nëpërmjet shërbimeve të ofruara nga shoqëria e informacionit. Po ashtu objekti i projektligjit është edhe mbrojtja e personave pjesëmarrës, mbrojtjen ligjore të konfidencialitetit të konsumatorëve apo e të dhënave konfidenciale të pjesëmarrësve në të, si dhe për të siguruar lëvizjen e lirë të shërbimeve të informacionit, duke përcaktuar përgjegjësitë e ofruesit të shërbimeve të shoqërisë së informacionit. Ligji në fjalë zbatohet për shërbimet e shoqërisë së informacionit kundrejt personave, fizikë a juridikë, përfitues të tyre, me përjashtim të veprimeve noteriale ose veprimeve të tjera të ngjashme, që lidhen drejtpërdrejtë me ushtrimin e autoritetit publik dhe përfaqësimit të personave dhe mbrojtjen e interesave të tyre para administratës publike dhe gjykatave, si dhe në çdo organ, ku paraqitja e personit mund të bëhet nga të tretët, nëpërmjet akteve të përfaqësimit. Po ashtu përjashtohen ata që kryejnë veprimtari me pagesë për pjesëmarrjen e lojtarëve në bastet, lotaritë, lojërat e fatit, lojërat elektronike, hipodromet dhe kazinotë. Ndërkohë ligji nuk i shtrin efektet për marrëdhëniet juridike që krijohen në fushën e tatim-taksave, për mbrojtjen e të dhënave personale dhe për çështjet që lidhen me praktika e marrëveshje të rregulluara nga ligji i konkurrencës. Projektligji saktëson se për ndjekjen dhe zbatimin e detyrimeve ngarkohet Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.