E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjoni: Policia po përdoret për qëllime elektorale

09/04/2009  Zgjedhjet e 28 qershorit

Partia Socialiste lëshoi dje akuzën e rradhës për qeverinë “Berisha”. Konkretisht ndalur në atmosferën e krijuar lidhur me zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit socialistët akuzuan se strukturat e policisë po keqpërdoren dhe po dalin jashtë funksioneve të tyre kushtetuese. “Banorët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë janë bërë dëshimitarë të faktit që punonjës policie trokasin në dyert e shtetasve duke kërkuar të dhëna, e informacion lidhur me emigrantët shqiptarë. Gjithçka bazohet në telegramin 898 të datës 17.2.09 drejtuar gjithë strukturave të policisë ku kërkohet të evidentohen të gjithë shtetasit që deri në datë 28 qershor mbushin moshën 18 vjeç dhe që aktualisht janë emigrantë duke pyetur njëkohësisht nëse do të kthehen apo jo për të votuar”, vlerësoi anëtari i asamblesë kombëtare të PS-së, Ilir Gjoni, gjatë një deklarate për shtyp. Madje, duke i mëshuar më tej këtij fakti, Gjoni shtoi se “përvec faktit që intimidon zgjedhësit në këtë prag fushate; përbën një sinjal të qartë të një skenari në fermentim për mundësinë e keqpërdorimit të policisë së shtetit në funksion të partisë në pushtet me synim manipulimin e të dhënave sa i përket listave të zgjedhësve dhe numrit të shtetasve të pajisur me letërnjoftime elektronike”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›