Edi Rama vajtori i krizës ekonomike
09/04/2009 Reagimi i PD-së
Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të Partisë Socialiste Edi Rama, duke u shprehur se ai (Rama) po shtiret si vajtori i krizës ekonomike. Zëdhënësja e PD-së Erla Mëhilli në deklaratën e saj për mediet ka thënë se “Rama apo ‘Mister 15%’ i bëri thirrje qeverisë të mos rrisë rrogat e pensionet, pasi sipas tij kjo rrezikon themelet e shtetit. Zoti Rama, i cili ka 3–4-fishuar taksat vendore për biznesin e vogël, po bën çdo përpjekje për të nxitur krizën në Tiranë, ndaj edhe qeveria ka vendosur ta ndalojë dhe me një dekret të posaçëm “do t’ia vërë atij kufirin te thana”, siç është shprehur Kryeministri dhe nuk do të lejojë asnjë rritje tjetër të tarifave e taksave ndaj biznesit të vogël më shumë se 10%”, - ka thënë ajo. Për përcjellësen e qëndrimit zyrtar të PD-së Rama, para se të hidhet si vajtor i krizës, bën mirë të dorëzojë planin urbanistik të Tiranës, në mënyrë që qytetarët e këtij kryeqyteti të mos i gjobisë më me 15% për lejet e ndërtimit dhe të mos organizojë me “Eftimët” e “Shalsat” e tij mbledhje në ditë festash për të ndarë me ta lejet e ndërtimit. “Për sa u përket rrogave e pensioneve, i themi zotit Rama se kjo qeveri disponon fondin e plotë për t’i rritur ato qindarkë për qindarkë, siç i ka premtuar dhe se zotëron të gjitha mjetet për plotësimin e të gjitha kërkesave të buxhetit të vitit 2009 të votuar në Parlament”, - ka thënë Mëhilli.