E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria, ndihma në furnizimin me armë të Irakut

09/04/2009  Shqipëria do të dërgojë drejt Irakut një sasi armësh në formë të ndihmës për ringritjen e kapaciteteve të ushtrisë së këtij vendi. Qeveria ka miratuar vendimin që lidhet drejtpërdrejt me kontributin ndaj forcave të armatosura irakiane. Kështu, është vendosur që të hiqet nga armatimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, municioneve të disa llojeve dhe sasive të përcaktuara. I gjithë ky arsenal do të shkojë pikërisht në ndihëm të ushtrisë irakiane. “Municionet e hequra nga armatimi do të shërbejnë si kontribut i qeverisë shqiptare për ringritjen e kapaciteteve të forcave të armatosura të Irakut, në kuadër të përpjekjeve të koalicionit ndërkombëtar për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë në Irak”, - thuhet në këtë vendim. Vendimi në fjalë mbështetet në Kushtetutën e vendit dhe në ligjin “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›