Blero denohet nga policia
Kengetari kosovar, Blero, duket te jete i pari nga bota e shoubizit kosovar qe ka provuar fuqine e ligjit te ri per rregullat ne komunikacion. Tri dite me pare, ne afersi te nderteses qendrore te PTK-se ne Prishtine, kengetari eshte ndalur nga policia, per shkak te thyerjes se rregullave te trafikut. Sipas deshmitareve te rastit, procedura per shqiptimin e denimit per kengetarin duket te kete zgjatur rreth 20 minuta. Ai eshte denuar per tejkalim shpejtesie, per mungese te venies se rripit te sigurise, dhe per bisede me telefon celular
gjate drejtimit te automjetit. Blero, qe njihet edhe ne Shqiperi jo pak, ka provuar ne vendin e tij forcen e shtetit te ri. Rralle ndodh ne fakt, dhe ne jemi mesuar me shume se kushdo qe personazhet publike te mos kene penalitete te tilla, por per Bleron s'ka qene e thene te ndodhe keshtu.