Tragjedia, tronditet tregu i sigurimeve
Blerina Hoxha
Tragjedia e Gerdecit, qe mori jete njerezish dhe krijoi qindra milione euro deme ne ekonomite e familjeve dhe bizneseve, pritet te jape efekte negative zinxhir ne te gjithe ekonomine e vendit, sidomos ne tregun financiar. Te parat qe dhane alarmin dje ishin kompanite e sigurimeve. Sipas verifikimeve te bera deri tani, vetem kompanite "Interalbania" dhe "Sigal" kane evidentuar rreth 2 milione euro deme te krijuara ne rrezen qe perfshiu shperthimi. Ndersa ne kompanite e tjera, humbjet duket se jane me te vogla, por, gjithsesi, ende nuk ka perfunduar verifikimi total.
Bilanci
Kompania me e madhe ne sigurimin e pasurise, "Sigal" beri te ditur dje, per gazeten "Koha e Jone", se nga verifikimet e deritanishme vlera e demshperblimit ka arritur ne 1,3 milione euro. Kjo shume eshte krijuar nga demtimi i 15 bizneseve dhe 4 shtepive. Megjithate, kjo vlere nuk eshte perfundimtare, shtojne burimet e kompanise, pasi ende nuk ka perfunduar inventarizimi i zones nga demi i krijuar. Deme ne klientet e siguruar ka pohuar edhe kompania "Sigma". Drejtuesit e saj pohuan per gazeten se, demi ende eshte ne proces vleresimi. Ata bene te ditur se klientet ne ate zone kane qene te ndryshem. Disa kishin siguruar pronen, jeten, shtepine, biznesin dhe makinat. Gjithashtu, kompania e sigurimeve Interalbanian - Aspis Group eshte njoftuar nga te pakten 20 kliente per deme te konsiderueshme ne bizneset e tyre, per shkak te shperthimit te Gerdecit. Nga nje vleresim paraprak, humbjet e ketyre bizneseve llogariten ne rreth 400000 euro. "I garantojme te gjithe klientet tane se pagesat prej rreth 400000 euro qe do te kryhen ne ditet e ardhshme, nuk do te cenoje gjendjen financiare te kompanise. Kompania "Interalbanian", si pjese e grupit te fuqishem financiar ASPIS, ka nje kapital te mjaftueshem, rezerva te garantuara si dhe kontrata te risigurimeve te cilesise se larte", njoftoi nepermjet nje deklarate zyrtare dje kompania "Interalbanian".
Procesi
Pergjate autostrades Tirane-Durres dhe kryesisht ne zonen ku ndodhi shperthimi, ushtronin veprimtari biznesi me dhjetera biznese, nga te medhate deri tek ato familjare. Ne perpjesetim me siperfaqen, kjo eshte zona me e dendur me biznese ne te gjithe territorin e vendit. Duke qene se nje pjese e tyre kane marre kredi ne banka, jane detyruar te sigurojne edhe pasurine. Pasi bankat qe ushtrojne aktivitet ne vendin tone, para se te japin nje kredi per aktivitet biznesi, kerkojne me pare sigurimin e prones dhe biznesit per te cilin jepet kredia. Po ne kete menyre, bankat veprojne edhe kur japin kredi per shtepi, te cilen e shoqerojne me detyrim te sigurimit te jetes se personit qe merr kredine dhe te prones gjithashtu. Duke qene se kohet e fundit kredia per ekonomine eshte rritur edhe numri i kredimarrese me prone dhe jete te siguruar ne zonen e tragjedise po rezulton gjithnje e ne rritje.
Efektet
Zhdemtimi ndaj klienteve te siguruar pritet te krijojne deme te konsiderueshme te kompanite e sigurimeve. Ky treg ende i pambikeqyrur mire, nuk ka nje tradite qe te perballet me fatkeqesi te tilla. Por, kultura e sigurimit te prones ne vendin tone eshte ende e ulet, duke pasur parasysh faktin se as kompanite e sigurimeve nuk sigurojne veten. Me shume se cdo aktivitet tjeter, vete kompanite e sigurimeve duhet te sigurohen. Cdo kompani ka si obligim te siguroje aktivitetin e saj ne kompanite e risigurimit, por kompanite qe operojne ne vendin tone nuk jane shume korrekte per te permbushur kete detyrim. Sipas Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare, shumica e shoqerive te sigurimit qe operojne ne treg nuk kane kapacitetin e duhur per te lidhur kontrata risigurimi efikase. Si rrjedhoje, keto shoqeri kane nje nivel te larte te mbajtjes se riskut si dhe kontrata risigurimi me cilesi te ulet. Sipas te dhenave te fundit, vetem dy shoqeri sigurimi kane lidhur kontrata risigurimi per katastrofa per te mbuluar rrezikun ndaj termeteve. Aktualisht jane pjekur kushtet per nje risigurues lokal qe te menaxhoje rrisqe te vecanta ose per katastrofa.