E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia, e shkuara dhe e ardhmja glorifikuese

Duke pershkuar luginen e Vjoses, pergjate kodrave te mbuluara nga ullinjte, mberritem ne Bylis. Eksploruam sa mundem nga qyteti antik, muret romake, teatrin, bazilikat e antikitetit te vone, por edhe mozaiket mahnites, nje pjese e mire e tyre te mbuluar nga rera. Keto vlera te medha arkeologjike te Shqiperise jane njohur edhe prej nesh, prej kohes se Lord Bajronit apo Eduard Lear, te cilet e kane njohur kete pjese te Gadishullit Ballkanik. Por, edhe me vone, ne vitet 1980, kur ne Shqiperi mbreteronte sistemi komunist, qe e kishte izoluar vendin, nuk qene pak vizitoret e huaj, qe, teksa vizitonin Korfuzin, kalonin edhe ne Butrint, per te pare ate mrekulli qe gjendej aty. Tani, me se 10 vjet pas kaosit te madh te permbysjes se piramidave ne Shqiperi, jane sitet dhe monumentet qe gjenden ne kete vend, greko-romake, bizantine, otomane, por edhe veneciane, qe ne keto dite po i sherbejne per t'i dhene nje hov te madh zhvillimit te turizmit, per ta shnderruar ate ne nje industri te madhe.
Mes Tiranes dhe Sarandes jane ne mes plot 140 kilometra. Duhen me se 7 ore per te pershkuar rrugen e te mberrish deri ne kete kend "te larget" nga kryeqyteti, por ama kjo te mundeson qe te eksplorosh edhe pak nga Shqiperia, pasi pergjate kesaj rruge ke shume c'te kundrosh.
Guidat e persona si Oliver Glikes shpjegojne me tej edhe per kulturen e historine e ketij vendi. Jo vetem kaq! Ai na rrefeu edhe pak nga jeta shqiptare, duke na ndalur pak ne nje fshat, ku flitej greqisht lirshem. Ishim ne nje restorant, ne te cilin rreth 30 persona te nje fisi po festonin 80-vjetorin e lindjes se nje plaku te fshatit.
Gjejme edhe qytetin muze te Beratit. Teper terheqes! Aty gjeje jo vetem shtepi te shtrira rreth rrjedhes se lumit, por edhe xhami qe datojne teper heret. Nga dritarja e dhomes sime mund te kundroja malin e Tomorit, dhe poshte ne rruge levizin bicikleta e karroca te terhequr nga kuaj, por edhe makina "Mercedes" qe shkelqejne. Dhe kthen koken pas nga nje hotel luksoz, e gjen veten ne nje hotel qe ka mbetur prej kohes se komunizmit. Rregulli i pare i arkeologjise kerkon te ndahen sitet antike nga ndertesat moderne. Shqiperia mund te beje nje perjashtim nga ky rregull. Por, jo gjithmone.
Kur shkelim ne Butrint, mund te kundrojme teatrin klasik. Cdo kohe ka lene gjurmet e saj te pashlyeshme ne kete Park Arkeologjik, qe rrokin shekujt XVI, XVII.
Qendrojme ne Gjirokaster. Aty gjendet edhe muzeu i armeve, i cili percjell gjurme te propagandes komuniste. Jane ndertesa qe prej vitit 2005 eshte pjese e listes se pasurive boterore te njerezimit, e mbrojtur nga UNESCO. I thone ndryshe qyteti i gurte, pasi, nese ngjitesh ne nje pike te larte te kalase, ajo qe te shfaqet para eshte qyteti, catite e shtepive te te cilit jane te hirta, pllaka te gurta. Jo te gjitha keto shtepi me vlere marramendese jane ne gjendje te mire. Disa prej tyre ama jane restauruar e te tjera akoma jane ne proces restaurimi, per te mos humbur vlerat e medha qe kane per qytetin. Elenita, nje vajze e re, pjese e Zyres se Administrimit te Gjirokastres, na rrefen per restaurimet e fundit qe i eshte bere nje prej shtepive me te rendesishme te Gjirokastres, ajo e Zekateve, duke na treguar me shume per restaurimin e saj. Gjate komunikimit me kete vajze fare te re, na tregoi edhe se, ne kete vend ka aq potencial njerezor sa per ta shpetuar qytetin, por edhe per te ndertuar nje vend te se ardhmes.
Turistet do te qene nje ndihme shume e madhe per kete! Por kureshtja eshte edhe me e madhe te shkelesh ne kete qytet, pasi aty ka lindur famemadhi Enver Hoxha, diktatori i Shqiperise.
Slogani i Shqiperise "Dashuria e re mesdhetare"
Slogani i ri i Shqiperise turistike u zbulua ne syte e vizitoreve te Panairit Nderkombetar te Turizmit, qe cdo vit mbahet ne Berlin. Ne stenden qe perfaqesonte vendin tone, shkruhej: "Albania New Mediterranean Love" qe i shqiperuar eshte "Shqiperia, Dashuria e Re Mesdhetare". Per ministrin e Turizmit, Ylli Pango, zbulimi i Shqiperise ishte nje faze e kapercyer, ndaj edhe radhen e ka joshja e te huajve me kete dashuri te re ne Mesdhe. Pritet qe ne fund te ketij muaji te shenoje edhe nisjen e transmetimit te spotit te ri per turizmin shqiptar ne rrjetin televiziv nderkombetar CNN, i cili s'ka se si te mos mbaje sloganin "Albania New Mediterranean Love".
Kultura jone ne te perditshmet nderkombetare
Jo vetem krimi, apo tragjedite, qe ja behin ne Shqiperi, zene vend ne mediat nderkombetare. Per vite me radhe, perhere duke u shpeshtuar, jane jo te pakta te perditshmet prestigjioze nderkombetare, te cilat kane ne fokus kulturen shqiptare. Shume vemendje kane terhequr mbetjet e komunizmit ne Shqiperi, por ka artikuj edhe qe shkojne pertej. E perditshmja amerikane, "The Washington Post" pak muaj me pare i kishte kushtuar 2 prej faqeve te saj burrneshave te veriut te Shqiperise. Vendasit i quajne Virgjina, fjale qe misheron me se miri ate fat te tyre, jeten qe e kane lidhur me te qenit nje virgjereshe e perjetshme, madje e betuar. Fati i tyre dhe cudia se si nje grua mund perjete te mbaje veshur petk si te qe burre, eshte jehone qe ka mberritur deri ne faqet e te perditshmeve amerikane, pikerisht ne "The Washington Post". Artikulli teper i zgjeruar mban firmen e Joshua Zumbrun dhe ka qene i mbeshtetur ne nje dokumentar, qe shkrimtarja Elvira Dones ka realizuar ne keto thepa te Shqiperise vite shkuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›