E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulja e djeshme, e dyta ne pak dite

Ulja e djeshme me 0,25 per qind e normes se interesit bankar, ishte e dyta qe nga fundjava e shkuar, e realizuar nga Banka Qendrore Amerikane, FED. Ajo kishte shtuar serish injeksionin financiar dhe uli normen baze te interesit me te cilen marrin hua bankat e nivelit te dyte, nga 3,5 per qind ne 3,25 per qind. Nje shenje e qarte per tregun se situata eshte serioze. Iniciativa erdhi si pergjigje ndaj lajmerimit te JP Morgan Chase se do te blinte stokun e kapitalit te "Bear Stearns" per nje cmim prej 2 dollaresh per aksion. Te premten ne mbyllje te burses, aksionet e bankes se peste me te madhe ne SHBA vlenin ende 30 dollare per cope. Pas shitjes se detyruar te "Bear Stearns", te henen ne mengjes vlera e aksioneve te saj ra ne menyre drastike: nje aksion i saj ka nje cmim tregu prej rreth 4 dollaresh per cope. Planet per te ardhmen e "Bear Stearns" dhe punonjesve te saj jane ende te paqarta, deklaroi perfaqesuesi i JP Morgan, Steve Black: "Kemi pasur vetem dy dite per t'u njohur me gjendjen e saj. Eshte ende shume heret per te thene dicka".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›