Blero i ka vënë syrin Ingrid Gjonit

“Dorëlëshuar” si Agnesa!
Bukuroshja Agnesa Vuthaj nuk është menduar gjatë kur ka vendosur që të ndihmojë financiarisht kolegen e saj Yllka Berisha Mësohet se kësaj të fundit Agnesa i ka paguar të gjitha shpenzimet e udhëtimit me avion që Yllka do të bëjë këto ditë, pasi është zgjedhur për të prezantuar Kosovën në një nga konkurset më prestigjioze të bukurisë që zhvillohen në botë. “Miss Albania 2004” i ka paguar Yllkës të gjitha shpenzimet e licencës, prezantimit dhe biletave, përmes së cilave ajo do të jetë pjesë e konkursit që do të mbahet këto ditë në Filipine. Duket se kjo nuk hera e parë që Agnesa merr një vendim të tillë, pasi të njëjtën gjë ka bërë edhe gjatë pjesëmarrjes së “Miss Kosovës 2007”, në konkursin “Topmodel of the world”, një kompeticion ky që u zhvillua në fillim të këtij viti.
Vesa Luma i thotë “stop” muzikës
Këngëtarja Vesa Luma ka vendosur të bëjë një pauzë në fushën e muzikës, pasi sipas saj, angazhimet e shumta profesionale nuk i kanë lënë hapësirë të mjaftueshme për të pushuar. “Kam realizuar dy videoklipe gjatë verës”, ka thënë Vesa për “telegrafi.com”, duke lënë të kuptohet se ajo nuk ka ndërmend të realizojë një tjetër këngë të re. Disa javë më parë Vesa ishte me pushime në Egjipt së bashku me të dashurin e saj, Genc Dobroshin. Por duket se këngëtarja kosovare ka nevojë për pushime ekstra, pasi puna e ka lodhur vërtet shumë. Ende nuk dihet se kur do të jetë momenti tjetër i rikthimit të Vesës, por një gjë është e sigurt: këto pushime do të zgjasin ca më shumë se ato të zakonshmet.
Dhurata Lipovica e dashuruar?
Modelja e njohur Dhurata Lipovica është e dashura e re e njërit prej pronarëve më të mëdhenj të klubeve në Kosovë. Kjo nuk është më një hipotezë, por një lidhje e deklaruar tashmë. Çifti i ri nuk ngurron që të shfaqet në çdo kohë nëpër ambiente të ndryshme publike, si shumë të dashuruar dhe të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. Dhurata prej disa ditësh mban në dorë një unazë në formë rrethi, ku është shkruar emri i të dashurit të saj, Skirtonit. Modelja kosovare është një nga emrat më të spikatur në fushën e modelingut, pasi ajo është zgjedhur për të përfaqësuar në “Ford topmodel of the world”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Skirtoni është një biznesmen i njohur që menaxhon DJ-të më të famshëm të huaj.