Si të veprojmë pas një krize shiatiku
Autori i Lajmit: red.
Shiatiku vertebral i zakonshëm në shumicën e rasteve vjen si pasojë e një problemi disko-radikular, pra si pasojë e një konflikti midis diskut vertebral dhe rrënjës nervore që i korrespondon. Shpesh, shkak i kësaj patologjie bëhet një hernie diskale (prishje e diskut ndër-vertebror).
Në shumicën e rasteve, mjafton një trajtim me ilaçet e duhura për t u shëruar. Në raste të tjera, kur dhimbjet vazhdojnë, mjeku mund t ju propozojë kortizonikë dhe në rast se nuk arrihet sukses, duhet bërë ndërhyrje kirurgjikale.
Ç duhet bërë?
Nuk duhet besuar që, me qëndrimin pushim në shtrat, do të shërohemi përfundimisht. Qëndrimi në shtrat rekomandohet vetëm kur dhimbja të pengon të lëvizësh, duke respektuar kështu, atë çka kërkon vetë trupi. Asnjë studim nuk ka provuar se lëvizjet fizike gjatë kësaj semundjeje duhen shmangur. Lëvizja sjell një shërim më të shpejtë. Nëse dhimbjet vazhdojnë edhe pas 2-3 muajsh, pavarësisht nga trajtimi me ilaçe, duhet të këshillohemi përsëri tek mjeku. Në rast dhimbjesh lumbare që vazhdojnë, ushtrimet kinesiterapike janë të nevojshme gjatë disa javëve, për të forcuar muskulaturën e kurrizit dhe mobilizuar zonën lumbare. Në rast dhimbjesh lombare të përsëritura pas një episodi shiatik, mjeku mund të kërkojë në mënyrë preventive seanca kineziterapie. Nëse dhimbjet shtohen dhe nëse një dobësi e këmbës vihet re, duhet konsultuar menjëherë me mjekun tuaj. Trajtimi duhet ndryshuar dhe duhen bërë analiza plotësuese.
Çfarë nuk duhet bërë
Kjo sëmundje nuk duhet dramatizuar. Shiatiku është shenje e dobësisë së pakthyeshme të organizmit. Kirurgjia nuk këshillohet, veçse në raste të rralla. Përsëritja e shiatikut nuk do të thotë se është sistematike. Nuk duhen ndaluar veprimtaritë: Kjo do të ishte e dobishme për uljen e dhimbjeve, e njëkohësisht dhe për moralin tuaj.
A mund të marrim ilaçe, nëse dhimbjet shfaqen ?
E rëndësishme është që të kujdesesh për rastet që vërtet shkaktojnë dhimbje. Një qetësues dhimbjesh i thjeshtë mund ta lehtësojë një dhimbje të veçantë. Por nëse dhimbja vazhdon t ju shqetësojë, konsultohuni tek mjeku juaj. Kujdes! Sapo dhimbja të lehtësohet, filloni menjëherë të lëvizni!
Një krizë shiatiku mund të jetë një rast i vetëm! Por megjithatë, kjo s do të thotë që, pas saj të kemi dhe raste të tjera të kësaj semundjeje.
Ç mund të bëjmë tjetër, kur vuajmë nga shiatiku ?
Përveç trajtimit të mjekut, nuk duhen harruar dhe masazhet, pasi në shumicën e rasteve, masazhet i lehtësojnë dhimbjet. Bëhet fjalë për seanca të shkurtra nga gjysmë ore gjatë dy javëve. Në Shqiperi, për masazhe të tilla përdoren dhe pomada të krijuara në mënyrë popullore siç është dhe përzjerja e 100gr. jodio, 30 gr. vajguri, 4 lugë gjelle vaj ulliri, 30 kokrra aspirine dhe rozmarine, pomadë e cila mund të përdoret gjatë 10 ditëve. Por krahas masazhit janë dhe çajrat e ndryshme bimore duke i pirë gjatë 1 muaji. Më të përdorshmet janë gjethet e shtogut, të hithrës, të mështeknës, koret e shelgut, lulet e blirit dhe madje edhe kallinjtë e bredhit të bardhë.
Shiatiku, një dhimbje e tmerrshme
Kur ju ndërroni shtëpi dhe përpiqeni të ngrini kartona të rëndë, papritmas një dhimbje e fortë paralizon këmbën tuaj. Dhimbja duket se kalon nga vithet, kofsha dhe këmba, gjer në shputën e këmbës. Madje një tkurrje e kollonës mund ta pengojë personin të përkulet përpara. Ndonjëherë, dhimbja shkon deri në gju dhe faktori që e shkakton këtë nuk kuptohet lehtë. Dhimbja shtohet nga përpjekja që bëjmë, kolla apo teshtimat. Presionet dhe forcat e përkuljes përqëndrohen në bazën e kolonës vertebrale. Kështu, nervat që preken më shpesh janë ata të rrënjës lumbare të parë dhe të pestë. Shiatiku shkaktohet edhe nga shkaqe të mjedisit, stresit, obeziteti, pirja e duhanit dhe rënia psikologjike. Por në të shumtën e rasteve, mjekët e lidhin shiatikun me disqet inter-vertebrale.
Shiatiku, sëmundje e punës së zyrës
Shiatiku, dhimbjet e mesit, tashmë janë bërë të njohura, kudo ku njerëzit punojnë në ambiente të mbylluara dhe të automatizuara dhe ku pak kohë mbetet për të bërë lëvizje të gjalla, që mund të mbajnë në formë trupin, kollonën vertebrore, aftësinë e trupit për të lëvizur në mënyrë të shkathët, të shpejtë dhe organike. Ose në të kundërt, njerëzit janë të detyruar të bëjnë të njëjtat lëvizje, çka të çon drejt sëmundjeve profesionale dhe së pari edhe tek sëmundjet e shiatikut. Shumë njerëz për vite me radhë vuajne nga dhimbjet e shpinës dhe të kurrizit. Ajo që njerëzit zakonisht e quajnë dhimbje e mesit, apo hernia-diskalia. Një përqindje e madhe ankohen se vuajnë nga një lumbalgji, dhimbje të mesit rreth veshkave, etj. Por shkaqet mund të jenë të shumta. Sigurisht, ato nuk duhen lënë pas dore: Menjëherë duhet ndërhyrë, që jeta juaj mos të bëhet e dhimbshme fizikisht. Siç dihet, midis dy vertebrave të shtyllës kurrizore ndodhet një kërc në formë disku, disk ky që ndihmon për mosfërkimin e sipërfaqeve të kockave me njëra- tjetrën, duke siguruar njëkohësisht elasticitetin, shpërndarjen e peshës dhe lehtësimin e lëvizjeve. Kur kjo mbështetje dëmtohet, ai zhvendoset dhe i humb funksionet e veta duke shtypur rrënjët e nervave dhe duke shkaktuar dhimbjet: Ky është shiatiku.
Nga lumbalgjitë, tek hernia diskale
Ju vuani nga nje nevralgji lumbare kur nyja e diskut vertebral, apo një fragment i tij del nga unaza fijëzore. Ky aksion çliron enzima (fosfolipaze A2) me një fuqi të madhe inflamatore. Sëmundja para së gjithash është shkak i inflacionit të rrënjës nervore nga këto enzima. Çdo kompresion dhe shtypje e nervit të ngacmuar sjell këtë fenomen. Nëse hernia është në pjesën e pasme (posteriore) të diskut, ajo mund të jetë në kontakt me nervin e shtyllës kurrizore. Pra, shkaktohet një shkarkesë elektrike nga irritimi dhe shtypja e nervit dhe dhimbja mund të përhapet në të gjithë zgjatimin e nervit. Sipas shkallës vertebrale të rrënjës nervore mund të bëhet fjalë për një shiatik (nervi shiatik që çon nervat në pjesën e pasme të kofshës dhe këmbës), ose një cruralgie (kryralgji - nervi “crural” që gjendet në pjesën e përparme, në rrëzë të kofshës).
Lumbalgji apo dhimbje mesi ?
Historia e lumbalgjisë është pothuaj e njëjtë. Eshtë historia e atij që si të thuash ka blerë biletën e kinemasë por para se të hyjë, ajo i bie: Ai ulet me rrëmbim ta marrë dhe nga kjo lëvizje e vrullshme ndjen dhimbje. Apo mund të tregojmë historinë e atij që deshi të tregohej si Herkuli dhe u ngarkua me një thes me çimento. Por ç ndodhi ? Thjesht, fillimi i një lumbalgjije, si shprehje e deformimit diskal. Dhe kjo ndodh shpesh kur ngrejmë pesha të rënda. Në këtë rast, nyja diskale shtypet nga një peshë e rëndë dhe në mënyrë të menjëhershme. Pikërisht në këtë moment nyja diskale këput disa shtresëza të unazës fijëzore. Dhimbja shkaktohet nga irritimi i nervit sinu-vertebral që ushqen me nerv periferinë e diskut. Dhimbja shkakton një reaksion mbrojtës, çka sjell si rezultat kontraktimin e dhimbshëm të muskujve lumbarë.
Lumbalgjitë me origjinë artikulare të pasme
Le të kujtojmë që vertebrat artikulohen midis tyre përmes diskut inter-vertebral dhe dy artikulacioneve. Në të gjitha lëvizjet, këto artikulacione luajnë rolin e drejtimit. Lumbalgjitë, si pasojë e artikulacioneve të pasme, korrespondojnë me mbingarkesa ose një shtypje të zgjatur në një pozicion të keq. Ato mund të shfaqen dhe tek fëmijët e adoleshentët me një aksentim të “lordoze” (grope) lumbare, veçanërisht te vajzat ose nga mbingarkesa sportive. Tek personat e moshuar, mungesa e kombinimit të kompresioneve dhe te dekompresioneve të diskut inter-vertebral keqëson me shpejtësi sipërfaqen e kërcit të artikulacionit dhe atëherë kemi fillimin e një artroze. Mbingarkesa vjen shpesh me një shtim në peshë ose nga një disk-artrozë (plakje e diskut). Pra, disku nuk luan më rolin e tij dhe pesha e trupit mbahet nga artikulacionet e pasme.
Lumbalgjia është një krize e dhimbjeve të mesit, të forta ose pak të forta. Shpesh kriza vjen gjatë ngritjes së peshave, kollës së fortë, etj. Rrethanat e shkaktimit të krizës janë identike me ato të lumbo-shiatikut, por prekin gjithashtu dhe harkun e mbrapmë vertebral dhe ku çekuilibri ka efekt mbi disk. Ajo që dallon lumbalgon nga lumbalgo-shiatiku i fortë, është mungesa e dhimbjeve nga shiatiku. Shenjat lumbare janë të njëjta.
Dhimbja e mesit, a është e trashëgueshme ?
A ekziston një origjinë gjenetike e dhimbjes së mesit ? Sipas një studimi të publikuar para disa vitesh me 400 binjakë, gjenet difektoze janë në fakt shkak për 60% të kësaj sëmundjeje. Ky studim konfirmoi se binjakët vuanin nga të njëjtat probleme të kurrizit. Ata kishin të njëjtat simptoma dhe të njëjtat semundje të disqeve inter-vertebrale. Degjenerimi i diskut inter-vertebral ndodh tek të gjithë njerëzit dhe lidhet padyshim me moshën. Tek fëmija, disqet janë shumë të pasur me ujë dhe pak nga pak ato bëhen me fibra për t ju adaptuar rritjes së shtyllës kurrizore dhe shtimit të peshës trupore. Tek i rrituri, disku fillon të rrënohet, pra degjenerohet pak ose shume me shpejtësi, çka varet nga personi. Kjo vihet re më shumë tek burrat sesa tek gratë. Kur disku inter-vertebral është i tejpërdorur dhe i holluar, ai nuk mund të luajë rolin e tij si amortizator natyral.
Ky lajm është publikuar: 03/09/2008