E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllohin: “Lamtumirë Ukrainë”

Oleg Bllohin dha dorëheqjen si trajner i Ukrainës pas dështimit të skuadrës së tij në kualifikueset e Euro 2008. "Unë vendosa të jap dorëheqjen, së bashku me të gjithë ndihmësit e mi", - tha Bllohin pas takimit me bordin ekzekutiv të Federatës Ukrainase të Futbollit. Trajneri 55 vjecar, i cili luajti 112 ndeshje dhe shënoi 42 gola si futbollist me përfaqësuesen e Bashkimit Sovjetik, mori përgjegjësinë për përformancën e dobët të ekipit të tij në fushatën kualifikuese të Euro 2008. Ukraina përfundoi e katërta në Grupin B, me 12 pikë pas fitueses së grupit, Italisë.
Bllohin, i cili u caktua si trajner në nëntor të vitit 2003, luajti edhe kundër Shqipërisë dy herë per kualifikueset e Boterorit 2006: fitoi në Tiranë 0-2 dhe barazoi në Ukrainë 2-2 (dy gola të Bogdanit).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›