E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokim ne Veri Konvojet e KFOR-it pengohen nga serbet

Ne mengjesin e se martes rreth ores 1000 dy konvoje te KFOR-it filluan misionin e tyre per te furnizuar trupat e KFOR-it ne portat ne Jarinje dhe Bernjak nepermjet rrugeve ne veri te Kosoves. Mirepo ato nuk u lejuan te kalojne ne barrikadat e vena nga serbet. Ne nje njoftim te shkruar te forcave paqerujatese thuhet se Qellimi i Komandantit te KFOR-it eshte te testoje lirine e levizjes ne perputhshmeri me kerkesen per largimin e barrikadave.

Sipas rezultateve te misionit te rifurnizimit KFOR-i do te ndermarre veprimet e metuejshme e te duhura. Misioni i KFOR-it eshte te mbaje nje ambient te qete dhe te sigurte si dhe liri te levizjes per te gjithe qytetaret e Kosoves nga te gjitha komunitetet. KFOR-i do te vazhdoje ta beje kete fuqishem me kujdes dhe me paanshmeri ne pajtueshmeri te plote me mandatin tone te Kombeve te Bashkuara thuhet ne njoftimin e KFOR-it duke mos sqaruar nese do te ndermerren veprime per largimin e barrikadave.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga barrikadat serbe

Serbet kerkojne shtyrje afati

Nderkohe medilat lokale serbe njoftojne se perfaqesuesit e serbeve te Veriut te Kosoves i kane kerkuar KFOR-it qe te prese deri diten e merkure kur serbet do te mblidhen ne asamblene e komunave serbe te Kosoves per te diskutuar veprimet e metutjeshme. Sidoqofte situata e pandryshuar mbetet ne te gjitha rruget e veriut te Kosoves. Ato vazhdojne te jene te barrikaduara nga serbet lokale. Zedhenesi i Policise se Kosoves ne rajonin e Mitrovices Besim Hoti i tha DW-se se situata e sigurise per momentin eshte e qete.

Barrikadat vazhdojne te qendrojne ashtu sic kane qene ne rruge. Ne dy barrikada ne ate afer ures kryesore mbi Lumin Iber ne Mitrovice dhe ne barrikaden ne fshatin Zupq te komunes se Zubin Potokut vazhdojne te jene te tubuar qindra persona serbe nga te gjitha kategorite perfshire ketu edhe femije e gra dhe persona te moshave te ndryshme tha zedhenesi Besim Hoti.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryeministri Hashim Thaci

Thaci optimist per Veriun

Nga ana tjeter kryeministri i Kosoves Hashim Thaci gjate nje vizite ne Vushtri te marten jo larg Mitrovices u shpreh optimist se ne Veriun te Kosoves do te funksionoje rendi dhe ligji si edhe do te kete levizje te lire te njerezve dhe te mallrave. Kosova ka bashkepunim te ngushte me nderkombetaret EULEX-in KFOR-in dhe amerikanet ajo cfare eshte duke ndodhur ne Veri eshte pergjegjesi dhe angazhim i perbashket tha kryeministri Thaci duke u rikujtuar serbeve se qeveria e tij do te jete prane qytetareve pa dallim etnie.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Lindita Arapi

Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›