E Diel, 1 Nëntor 2026

Fjale te ashpra botes se financave - Reagime nga Brukseli mbi protestat Occupy Wall Street

Normalisht samiti per ceshtje sociale i krereve te Bashkimit Evropian me perfaqesues nga sindikatat evropiane te punedhenesve dhe Komisionit Evropian eshte nje aktivitet i merzitshem para cdo samiti te nivelit te larte te BE-se. Por kete here protestat ne mbare boten kunder pushtetit te botes financiare preken nervin e duhur ne kete takim. Askush nga perfaqesuesit nuk e preku vete me deshire temen e protestave por pas pyetjeve te gazetareve u bene disa deklarata te qarta. Askush nuk i denoi demonstruesit. Kush u shpreh nga kreret evropiane tregoi mirekuptim per kete levizje. Por ne menyre me te diferencuar u shpreh Presidenti i Keshillit te BE-se Herman Van Rompuy. Ai i mbrojti masat e kursimit te qeverive te ndryshme per sa kohe qe ato jane te drejta nga pikepamja sociale.

Bildunterschrift Protestat Occupy Wall Street ne Berlin

Politike kursimesh e balancuar nga ana sociale

Shqetesimet e te rinjve jane plotesisht te kuptueshme por pergjegjesia jone eshte ajo qe ti biem permes kesaj periudhe jo popullore per te siguruar nje te ardhme me te mire. Por nderkohe eshte bere e nevojshme nje shperndarje e drejte e barres se kursimeve me qellim qe te marrim nje mbeshtetje te gjere shoqerore per kete politike kursimesh. Herman Van Rompuy kerkoi nje politike kursimesh qe te rrise sa me shume mireqenien dhe te jete sa me shume sociale ne aspektin e punesimit.

Ne kete pike ai ishte i nje mendimi me Bernadette Segol Sekretaren e Pergjithshme e Shoqates se Sindikatave Evropiane ETUC. Edhe ajo kerkoi parimisht nje politike konsolidimi. Por me qellim qe te mos demtojme rritjen ekonomike dhe punesimin duhet qe kjo politike te jete me afatgjate se sa eshte planifikuar per momentin. Greqia eshte nje shembull se si nuk duhet te praktikohet nje politike e tille.

Por gabimet me te medha Bernadette Segol i shikon tek bankat. Problemi i borxheve publike behet edhe me i mprehte per shkak te nje krize te re te bankave. Bankat ne dy tre vitet e funditqe nga kriza e fundit kane arritur te sigurojne fitime dhe ne vend qe ti riinvestojne ato i kane shperndare ato ne forme bonusesh tek perfituesit. Ne kerkojme qe kjo te marre fund.

Bildunterschrift Protestat Occupy Wall Street ne Rome

Barroso Disa veprime ne sektorin financiare kane qene kriminale

Tone te tilla priteshin nga nje perfaqesuese sindikatash. Por habine me te madhe me deklaratat e tij pa ekuivoke e shkaktoi vete Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso.

Disa veprime ne sektorin financiar kane qene plotesisht te pamoralshme disa here madje - po le ta perdorim edhe kete fjale- kriminale. Ne nuk kemi asgje kunder sektorit financiar perkundrazi ne duam te kemi nje sektor te fuqishem financiar ne Evrope. Por ne te njejten kohe ky sektor duhet te kuptoje se duhet te respektoje minimumin e etikes gje qe nuk eshte bere ne kohet e fundit. Ky sektor duhet te jape nje kontributin e duhur per mireqenien e te gjitheve.

Komisioni Evropian angazhohet prej kohesh per nje takse transaksionesh. Kete jave duhet te diskutohen edhe propozimet per sanksione ne rast te manipulimit te tregut. Protestat sociale ne mbare boten jane nje sinjal alarmi per KE dhe shtetet anetare. Deri me tani ato ishin prezente vetem ne shtetet me borxhe si Spanja apo Greqia. Kreret e BE-se e dine se me se voni ne samitin e fundjaves me 23. Tetor ata duhet te dalin me pergjegjesi para qytetareve evropiane jo vetem para tregjeve.

Autor Christoph Hasselbach/Lindita Arapi

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›