E Diel, 1 Nëntor 2026

Nevoja e dialogut Prishtine-Beograd BE nuk eshte e gatshme te marre brenda vetes nje konflikt te ri

Kur behet fjale per vazhdimin e integrimeve evropiane ndaj Serbise nuk ka as kerkesa te reja dhe as kushte nga ana e Komisionit Evropian. Ka vetem nje prioritet kyc te percaktuar e ky eshte vazhdimi i dialogut me Prishtinen. Statusi i kandidatit eshte rekomanduar me marreveshjen per te vazhduar dialogun ndersa per fillimin e negociatave per anetaresim eshte e domosdoshme te arrihet avancimi i metejshem i dialogut

Ne si Komision Europian skemi pse te presim nje vit per te dhene rekomandimet tona per hapjen e bisedimeve te pranimit Nese Serbia arrin shpejt progresin e duhur dhe te qendrueshem per keto bisedime edhe Komisioni ne ate moment do te jete ne gjendje tu kerkoje vendeve anetare te aprovojne rekomandimet per te nisur me pas negociatat i tha Peter Stano zedhenesi i Komisionerit te BE-se per zgjerimin Stefan Fle Deutsche Welle-s ne Bruksel.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Peter Stano zedhenes i Komisionerit Fle

Konkretisht me progres nenkuptohet respektimi i plote i bashkepunimit gjitheperfshires rajonal i kontratave per energjine vendimet per telekomunikacionin dhe njohjen reciproke te diplomave permes vazhdimit te zbatimit te te gjitha marreveshjeve te arritura dhe bashkepunimit aktiv me EULEX-in ne tere territorin e Kosoves.

Pa paragjykimin e statusit

Ne Komisionin Evropian theksojne edhe nje here se i referohen Kosoves pa paragjykuar statusin sipas formules se Rezolutes 1244. Kjo do te thote se Komisioni nuk ka ndonje qendrim te vecante ndaj veriut te Kosoves thekson Stan dhe shton se zgjidhja e pergjithshme duhet te kerkohet ne perfshirjen ne BE

Kjo eshte nje nga vlerat themelore te Bashkimit Europian. do qytetar ne cdo shtet kerkon te trajtohet ne menyre te barabarte. Ai nuk do te ndihet si nje qytetar i klases se dyte pra te jete i perjashtuar. Perfshirja dhe trajtimi i barabarte keto jane vlerat themelore pavaresisht se ku jeton ne Kosove ne Serbi ne Mal te Zi ne Bosnje ne Sllovaki ne Austri apo ne Gjermani.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Konfrontim ne Jarinje. Pamje nga trazirat ne korrik 2011

Si te arrihet zgjidhja e pranueshme nga te dy palet

Komisioni Evropian tani pret qe te dyja palet ti kthehen dialogut - perse dhe me cfare rezultatesh do te bisedohet eshte ne duart e Beogradit dhe Prishtines. Pyetjes ne se njohja e Kosoves do te jete nje dite kusht i domosdoshem per Serbine qe te hyje ne BE ne zyren e komisionerit per zgjerimin i pergjigjen se duhet te kapercejme ne hapa te metejshem dhe te fokusohemi tek ajo qe eshte per momentin ne rendin e dites dhe ky eshte kthimi te dialogu dhe perparimi ne keto suaza.

Bashkimi Europian nuk eshte i gatshem te marre brenda nje tjeter konflikt te pazgjidhur. Eshte nje detyrim per te dyja palet qe te gjejne nje zgjidhje. Ne e dime qe kjo nuk do te jete e lehte dhe as shume e shpejte. Por besojme se me kalimin e kohes se do te gjendet nje zgjidhje dhe ne do te jemi gati te ndihmojme per gjetjen e nje zgjidhjeje te pranueshme per te dyja palet cka me pas do ti shtyje ato drejt Bashkimit Europian.

Autor Marina Maksimovic/Angjelina Verbica

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›